Lajme
Imam Qazimi dënohet me 10 vjet burg
Prokuroria Speciale e Kosovës kishte ngritur aktakuzë në janar të vitit 2015 ndaj Zekria Qazimit. Ai, konsiderohen si ura kryesore që lidhte kosovarët me ISIS-in
Gjykata Themelore në Ferizaj ka dënuar me 10 vjet burg, ish imamin më kontrovers të rajonit të Gjilanit, Zekirija Qazimi, nën dyshimin se ka frymëzuar dhe indoktrinuar një numër të madh të kosovarëve për t’iu bashkuar organizatave terroriste në Siri e Irak. Bashkë me Imam Qazimin janë dënuar edhe gjashtë mbështetësit e tij.
Prokuroria Speciale e Kosovës kishte ngritur aktakuzë në janar të vitit 2015 ndaj Zekria Qazimit. Ai, bashkë me 6 persona të tjerë konsiderohen si ura kryesore që lidhte kosovarët me organizatat terroriste në Siri e Irak.
Veprat penale për të cilat është akuzuar ai ka qenë rekrutim për terrorizëm, nxitje e urrejtjes, përçarjes ose mosdurimit kombëtar, racor, fetar apo etnik.
Zekirja Qazimi ka qenë imam në xhaminë “El-Kuddus”, në Gjilan. Ai llogaritet të ketë qenë personi kryesori i cili i nxiste të rinjtë kosovar drejt organizatës ISIS. Madje shumë prej bisedave me xhihadistët kosovarë janë zbuluar nëpërmjet mesazheve telefonike, të cilat ai i shkëmbeu me bashkëpunëtorët e tij. Shumë nga ata që i përcolli Qazimi për në ISIS kanë vdekur atje si “shehid”.
“Zeiqrja Qazimi ka frymëzuar disa persona për të shkruar në Siri e ndër të cilët disa janë vrarë siç është Patriot Matoshi,” tha prokurori në gjykim.
Bashkë me imam Qazimin, për pjesëmarrje në grup terrorist akuzoheshin edhe lir Berisha, Sadat Topojani, Burim Ballazhi, Jetmir Kyqyku, Liridon Kabashi dhe Ilir Krraba. Gjykata dënoi me 8 vjet burg Ilir Berishën e me 7 vjet e 6 muaj burg Sadat Topojanin. Ilir Berisha, Liridon Kabashi e Burim Ballazhi gjatë gjykimit pranuan fajësinë.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Mbi 58 mijë votues të regjistruar jashtë Kosovës Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar se deri më 22 dhjetor...
-
Vlerësim i lartë për kompaninë „Halili + Partner“ të inxhinierit Besnik Halili
-
Rrugës për në Kosovë, mërgimtarët presin mbi 15 orë në kufirin Kroaci-Serbi
-
Iu dha lamtumira e fundit aktorit Adem Muji
-
Jurgen Uldedaj mund në vetëm 2 raunde rivalin, është i 15-ti në renditjen e 4 federatave të boksit
Jeta në Zvicër
-
Rritje e ndjeshme e aksidenteve në ski te të moshuarit Në një vlerësim të publikuar të hënën, Fondi Zviceran i Sigurimit të Aksidenteve (Suva) thekson se...
-
Badhütte, kasollja shekullore në Rorschach, shkatërrohet plotësisht nga zjarri
-
Qeveria paralajmëron për kushte të këqija të rrugëve, rrezik nga ortekët në Alpet zvicerane
-
Parfumi REMIX: Një inovacion zviceran me investitorë shqiptarë
-
Bora krijon kaos në Bernë, pezullohet pjesërisht qarkullimi i autobusëve