Feja

Imami i xhamisë në Winterthur: “Unë nuk kam qenë pjesë e konfliktit”

Imami i xhamisë shqiptare në Winterthur (Grüze) Imran Ameti bën një përgënjeshtrim të artikullit të publikuar të dielën në albinfo.ch lidhur me një konflikt që ka ndodhur në xhaminë që drejton ai.

Në vazhdim po e publikojmë demantimin e bërë, pa ndërhyrje përveç atyre teknike e gjuhësore.

Në lidhje me botimin e djeshëm me titull «Policia zvicerane ndërhyn për pajtimin e xhematit shqiptar mes vete», unë, Imami i Xhamisë së Winterthurit, Imran Ameti, demantoj shkrimin e djeshëm sepse unë aspak s`kam qenë prezent në xhami, që nga data 28.01.2016 që nënkuptohet se s`kam qenë prezent në at rast duke u bazu edhe në portalin 20. Minuten ku aspak nuk është përmendur prezenca e imamit po nuk di nga e keni marrë këtë informatë të gabuar. Gjithashtu personi anonim që ka dhënë deklaratë të pabazë duke u bazuar në argumentin sepse anonimiteti i tij tregon jo realitet.

Unë, me emër dhe mbiemër, Imran Ameti demantoj thënjen e personit anonim sepse pjesa dermuese e anëtarve të Xhamisë janë përkrahës të Imamit.

Sqarim i redaksisë: albinfo.ch në artikullin e djeshëm nuk ka bërë fjalë lidhur me praninë ose jo të imamit të nderuar në konfliktin e përmendur. Ne vetëm kemi transmetuar një burim tonin i cili tregon se arsyeja e konfliktit të djeshëm ka qenë një mosmarrëveshje e imamit dhe kryesisë së xhamisë, respektivisht një pjese të besimtarëve. Burimi ka pohuar se kjo pjesë është shumica dërmuese e anëtarëve të kësaj xhamie. Albinfo.ch do të marrë edhe prononcimin e kryesisë së xhamisë.

Imamit Ameti i kërkojmë falje për shqetësimin e pësuar ndonëse emri i tij nuk është përmendur në artikull.