Feja
Imami Ardian Elezi braktis Zvicrën, i përballur me akuzat për ekstremizëm
“Disa thonë se ai ka emigruar në Rusi, e të tjerët, se ai është duke absolvuar studimet e masterit në Jordani”, thotë Ott
Ardian Elezi është një imam shqiptar me qëndrim në Zvicër, i cili ka udhëhequr një xhami në Bazel. Së fundi, i përballur me akuza për ekstremizëm islamik, ai ka braktisur Zvicrën.
Mediat gjatë viteve të kaluara dhe këtë vit kanë shkruar disa herë lidhur me deklarimet e tij kontroverse mbi homoseksualizmin, hebrenjtë etj., shkruan albinfo.ch. Së fundi ai është përfolur për akuzat për “terrorizëm” që i ka drejtuar gruas së moshuar që ka vrarë në Bazel në mars të këtij viti një fëmijë shqiptar.
Siç shkruan gazeta “Schweiz am Wochenende”, Ardain Elezi në kuvendin e fundit të xhamisë së tij ka njoftuar besimtarët se do të jepte dorëheqje nga posti i imamit dhe se do ta braktiste Zvicrën.
Por se ku ka shkuar ai, është e paqartë, transmeton albinfo.ch. Sipas Lukas Ott, funksionar në komunën e Bazelit, frekuentuesit e xhamisë kanë versione të ndryshme lidhur me vendndodhjen e Elezit. Kjo për faktin se ai nuk është deklaruar qartë.
“Disa thonë se ai ka emigruar në Rusi, e të tjerët, se ai është duke absolvuar studimet e masterit në Jordani”, thotë Ott.
Deklarimi i tij i fundit për vrasësen e fëmijës nga Bazeli pasi ka arritur në ballinat e gazetave zvicerane, ka bërë që ai të ftohet në bisedë sqaruese në zyrën për religjione të qytetit të Bazelit, përcjell albinfo.ch. Drejtuesi i kësaj zyreje, David Atwood, siç shkruan gazeta duke iu referuar Lukas Ott, “i ka sqaruar atij kufijtë e të tolerueshmes në Zvicër”.
Ndër të tjerat Ardian Elezi kishte bërë jehonë me “këshillat” që u kishte dhënë myslimanëve vite më parë që “gjatë verës të qëndrojnë në shtëpi, në mënyrë që të mos tundohen nga gratë gjysmë të zhveshura” që do t`i shohin rrugës.
Për homseksualët ai, siç mund të shihet në një video, ka thënë se janë “kancer kundër moralit”, ndërsa hebrenjtë i ka quajtur si “të pashpirtë” etj.
Të ngjashme
Të tjera nga Feja
E-Diaspora
-
Një deputete në Kuvendin e Shqipërisë, me doktoratë austriake Edona Bilali është deputete e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, ku përfaqëson Qarkun e Shkodrës, që...
-
Aksident i rëndë në punë, humb jetën 41-vjeçari shqiptar në Itali
-
Pajtim Statovci fiton çmimin prestigjioz “Finlandia” në Stokholm
-
Piloti Blin Hoxha kërkon leje për ulje në aeroportin e Prishtinës në gjuhën shqipe
-
Topalli: Vota e diasporës, shpëtim për Shqipërinë
Jeta në Zvicër
-
Më shumë fleksibilitet për të ndryshuar mbulimin e sigurimit shëndetësor në Zvicër Nga 1 janari 2025, konsumatorët do të mund të ndryshojnë modelin e tyre të sigurimit kur...
-
Këshilli Federal rekomandon refuzimin e “Iniciativës foie gras”
-
Cilat janë kooperativat zvicerane të strehimit dhe a mund t’i aksesoni ato?
-
Zvicër: Dardanët presin përkrahjen e bashkatdhetarëve
-
Nga 1 janari do të mund të ndryshohen në çdo moment disa modele të sigurimit shëndetësor