Feja

Imamët shqiptarë në Zvicër urojnë besimtarët për Kurban Bajram

Urimi i Unionit të Imamëve të Zvicrës me rastin e Kurban Bajramit

 

Unioni i imamëve Shqiptarë në Zvicër njofton të gjithë besimtarët muslimanë se dita e hënë më datë 12 shtator 2016 është dita e parë e festës së Kurban Bajramit.

„Me kënaqësi të veçantë me rastin e festës së Kurban Bajramit të gjithë besimtarëve muslimanë që jetojnë dhe veprojnë në Zvicër shfrytëzojmë nga rasti t’ua urojmë këtë festë madhështore“, thuhet në thuhet në urimin e Unionit të Imamëve Shqiptarë të Zvicrës me rastin e Kurban Bajramit.

“Le të jetë kjo festë si pikënisje e re në të cilët do të vijnë në shprehje vlerat universale të islamit, zemërgjerësia, fisnikëria dhe bujaria. Çdo herë duke u dalë në ndihmë skamnorëve, jetimëve dhe të pastrehëve si dhe përforëcimit të insitucioneve islame përkatësisht medresetë islame në vendlindje që angazhohen për edukimin e brezave të rinjë të cilët në të ardhmen do të bartin mesazhin e paqës, tolerancës dhe dashurisë. Lutemi që në ndër shqiptarët të mbretërojë harmonia, paqa dhe toleranca me theks të veçantë respekti i ndërsjelltë familjar dhe forcimi i lidhjeve të tyre. Gëzuar festën e Kurban Bajramit!.”, përfundon urimi i Kryetarit të Unionit të Imamëve Shqiptarë në Zvicër, Nehat Ismaili.