Feja
Imamët shqiptarë mirëpresin hapjen e qendrës islame
Imamët shqiptarë janë deklaruar për albinfo.ch rreth projektit të qendrës zvicerane për studime islame në Freiburg
Në grupin punues për implementimin e këtij projekti janë disa përfaqësues nga komuniteti mysliman. Njëri prej tyre është edhe Mustafë Mehmeti, imam në Bernë, njëherësh edhe kryetar i Bashkësisë Islame Shqiptare në Zvicër, i rizgjedhur në krye këtij organizmi në fillim të marsit
Ai e vlerëson qendrën islame si një akademi për aftësimin e imamëve dhe për punëtorët socialë në të gjitha institucionet e vendit, do të thotë spitalet, shkollat, policia etj.
Nuk ka të bëjë vetëm me imamët, por për të gjithë ata që kanë të bëjnë me etikën sociale. Grupi punues është një grup i caktuar nga sfera të ndryshme këtu në Zvicër, do të thotë njerëz me reputacion akademik, si p.sh. kryetar i grupit punues është rektori i Universitetit të Bazelit. Aty participojnë edhe përfaqësues të institucioneve shtetërore nga Qeveria, emigracioni, integrimi dhe institucioni kundër racizmit dhe diskriminimit“, tha Mehmeti.
Mehmeti thotë të jetë ide mjaft e qëlluar dhe se tregon se në realitet ata si përfaqësues të Bashkësisë Islame Shqiptare në Zvicër, por edhe si imam kanë evoluar dhe reflektojnë të ardhmen e tyre në Zvicër.
„Kjo iniciativë ka lindur nga koka inovative që nuk kanë lidhje me politikën, ndërsa ata që e kundërshtojnë në rrafshin politik nuk janë shumica. Neve na gëzon fakti se këso projekte progresive kanë lindur nga akademikët universitarë që vazhdimisht duhet të sjellin alternativa, e jo nga politikanët që nganjëherë më shumë fusin ndarje“, mendon imami shqiptar.
„Në formën substanciale një institucion i tillë synon të lehtësojë diversitetin kulturor, fetar edhe etnik që nënkupton edhe integrimin e përgjithshëm në Zvicër“, tha imami Mehmeti.
Në të njëjtën kohë ai thotë të jetë një barometër i mirë që gjeneratat e reja do ta konceptojnë islamin në përputhje me normat bashkëkohore. Në këtë formë ruhet edhe identiteti ynë historik si evropianë“, tha Mehmeti.
Por, Mehmeti është kritik kur flet për strukturat e komunitetit islam shqiptar në Zvicër që, sipas tij, nuk janë edhe të organizuar mirë me një hierarki dinjitoze që do të kishte lehtësuar menaxhimin e projekteve progresive në dobi të tyre.
Qendra islame, rast i volitshëm për të kuptuar islamin
Nehat Ismaili, kryetar i ri i Unionit të Imamëve Shqiptarë në Zvicër, imam dhe ligjërues në Xhaminë e Bardhë Aarburg ( Weisse Moschee) në Kantonin Aargau flet në një intervistë dhënë albinfo.ch për kundërshtimin në hapjen e Fakultetit për studime islame në Zvicër
„Sa u përket disa politikanëve që kundërshtojnë hapjen e Fakultetit për studime islame u themi që është një mundësi e mirë për të tërhequr numër të madh të studentëve, të cilët për arsye të ndryshme nuk dëshirojnë të studiojnë jashtë dhe rast i volitshëm për të kuptuar islamin, trashëgiminë kulturore si dhe qytetërimin islam“, tha kreu i imamëve shqiptarë në Zvicër, Nehat Ismaili.
„Islami si qytetërim, kulturë dhe fe i ka dhënë shumë shkencëtarë botës në shumë fusha dhe disiplina shkencore. Do të jetë urë lidhëse me kultura dhe qytetërime, mes popujve dhe bindjeve të tyre. Kjo gjë po thuajse është arritur në të gjitha vendet fqinje të Zvicrës, në Tuepingen të Gjermanisë, në Vjenë të Austrisë, në Sarajevë të Bosnjës, në Prishtinë të Kosovës dhe në Shkup të Maqedonisë. Tek e fundit, edhe pjesëtarët e komunitetit mysliman janë taksapagues në shtetin zviceran“, tha për albinfo.ch. Ismaili.
Kohë më parë qe marrë vendim që në kuadrin e Universitetit të Freiburgut të hapej një qendër, e para e këtij lloji në Zvicër, për arsimimin e imamëve. Por, ndërkohë rezistenca kundër kësaj qendre në rrafshin politik ka filluar.
Rreth dhjetë deputetë të djathtë të parlamentit të kantonit, më tepër nga SVP/UDC, por edhe nga FDP/PLR dhe CVP/PDC, kanë ngritur një mocion, me të cilin i kërkojnë qeverisë që të bëjë presion te Universiteti i Freiburgut të heqë dorë nga ky plan.
E-Diaspora
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri? Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Shqipëri, Ilirjan Celibashi, tha se janë krijuar kushtet e...
-
Kurti mban fjalim në forumin ekonomik Zvicër-Kosovë, flet për “partneritet të fuqishëm”
-
Arbër Bullakaj, në krye të nismës për lehtësimin e natyralizimit të të huajve
-
Ariana Qizmolli, me pjesën “Kërce pak”, në festivalin e vallëzimit, në Winterthur
-
Një deputete në Kuvendin e Shqipërisë, me doktoratë austriake
Jeta në Zvicër
-
Më shumë se 640,000 fishekë snajperësh zviceranë thuhet se kanë shkuar në Ukrainë Municione snajperi nga kompania zvicerane P Defence thuhet se kanë mbërritur në Ukrainë në korrik 2023...
-
Kaosi i SBB i frustron udhëtarët: “Ka komunikim zero”
-
Bora paralizon qarkullimin në shumë vende në Zvicër
-
Bazeli do të votojë mbi koston e organizimit ‘blasfemik’ të Eurovizionit 2025
-
Zvicra mbetet kampione evropiane në hekurudha