E-Diaspora
“Ilirët” me tingujt burimorë i dhanë frymë festive Ditës së Flamurit
Ky manifestim u organizua nga Shoqata Kulturore e Artistike “Ilirët” nga Lozana e udhëhequr nga Ilir Bytyqi
Në sallën e “Aula de Bèthusy” të Llozanes, në pasditen e të dielës ishin mbledhur shumë bashkatdhetarë që kishin ardhur për të festuar 28 Nëntorin, Ditën e Flamurit, 104 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë që përkon edhe me ditëlindjen e Komandantit Adem Jashari dhe përvjetorin e daljes në skenë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Çiftelitë në duart e instrumentistëve tingëllonin si zëra bilbilash nën drejtimin e udhëheqësit artistik Ilir Bytyqi. Kënga dhe vallet burimore jehonin me mburrje nga anëtarët a grupit ndërsa veshjet kombëtare dukeshin si një ylber ngjyrash në skenë. Binte në sy pastaj dueti Imsaleja dhe Adea, dy vogëlushet shumë të këndshme me një zë bilbili që të mbeten gjatë në mendje.
Ky manifestim u organizua nga Shoqata Kulturore e Artistike “Ilirët” nga Lozana e udhëhequr nga Ilir Bytyqi. Bashkë me “Ilirët” ishin edhe mysafirët e këngës popullore Donika Ndreca, Gazmend Berisha , Flamur Sherifi, Amrush Morina e Flamur Shala.
Në këtë koncert nuk mungoi as kuzhina shqiptare.
Shoqata “Ilirët” mëse 22 vite nuk është ndalur së vepruari, në udhëtimin e saj për të ruajtur, kultivuar, prezantuar trashëgiminë tonë të pasur kulturore si dhe në mbështetjen e shkëmbimeve ndërkulturore në Zvicër dhe jashtë saj.
E-Diaspora
-
Foto
Ambasada Shqiptare dhe studentët shqiptarë të Neuchâtelit shënojnë 80-vjetorin e çlirimit të Shqipërisë Përkujtohet 80-vjetori i Çlirimit të Shqipërisë në Neuchâtel...
-
Vota e diasporës, një hap i rëndësishëm për demokracinë shqiptare
-
NISMA kërkon votat e diasporës për t’u bërë pjesë e Kuvendit të Kosovës
-
Haradinaj, para mërgimtarëve: “Qeveria Kurti po e mashtron diasporën”
-
LDK: “Mërgata, pjesë thelbësore e vizionit tonë për Kosovën e Re”
Jeta në Zvicër
-
Zvicra i jep dritën e gjelbër përdorimit të makinave vetë-drejtuese në autostrada nga muaji mars Nga marsi i vitit 2025, shoferët do të lejohen të përdorin teknologjinë e vetëdrejtimit në autostradat...
-
Në janar përmes Gotthard? SBB njofton devijime
-
Barometri i shqetësimeve: Cilat janë shqetësimet më të mëdha të zviceranëve?
-
Zvicër: Edhe në vitin 2025 pritet kërkesë e madhe për pasuritë e paluajtshme rezidenciale
-
Prokuroria kërkon 17 vjet burgim për kosovarin që ka vrarë nusen e djalit