Lajme

Ilir Meta jep dorëheqje nga të dy postet qeveritare

Ai ka theksuar se është i gatshëm të përballet me drejtësinë, gjë që nuk mund ta bënte për sa kohë kishte poste qeveritare

Ministri i Ekonomisë dhe Zëvendëskryeministri i Shqipërisë, Ilir Meta, ka dhënë dorëheqje të parevokueshme nga të dy postet. Meta u ka deklaruar gazetarëve se vendimi i tij është personal dhe ka si qëllim lehtësimin e hetimit të prokurorisë ndaj tij. 

“Jap dorëheqjen e parevokueshme si ministër i Ekonomisë dhe si zëvendëskryeministër. Dorëheqjen ia kam komunikuar kryeministrit Berisha dhe pas këtij momenti jam në dispozicion të prokurorisë për hetim”, ka deklaruar Meta. 

 

Ai ka theksuar se është i gatshëm të përballet me drejtësinë, gjë që nuk mund ta bënte për sa kohë kishte poste qeveritare që i garantonin atij imunitet. 

“Ky ka qenë dhe mbetet vendimi im personal dhe mbetet gjithashtu i parevokueshëm. Nuk mund të paraqitem si zëvendëskryeministër dhe ministër në prokurori”, ka pohuar Meta.