Lajme

Ilaçi kundër kancerit të gjirit merr miratimin e BE-së

Ilaçi ”Enhertu” i AstraZeneca dhe Daiichi Sankyo është miratuar në Bashkimin Evropian si një trajtim për pacientët e rritur me një formë agresive të kancerit të gjirit.

”Enhertu’ mund të përdoret si monoterapi në rastet e kancerit të gjirit HER2-pozitiv të paresektueshëm ose metastatik”, deklaroi kompania AstraZeneca.

Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) dha miratimin e saj në fund të muajit të kaluar.

EMA tha se ”Enhertu ishte efektiv në tkurrjen e kancerit te pacientët me kancer metastatik të gjirit, gjë që nuk mund të hiqej në mënyrë kirurgjikale”./Dpa