Lajme
IKSHPK: Ne po punojmë për ju, E ju për ne: JU LUTEMI, QËNDRONI NË SHTËPI!
Edhe sot Instituti Kombëtar i Shendëtësisë Publike të Kosovës u ka bërë apel të gjithë qytetarëve të Kosovës që t’u përmbahen rekomandimeve për shmangie të kontakteve dhe qëndrimin në shtëpitë e tyre.
Nëpërmjet njoftimit të tyre në Facebook, IKSHPK bën thirrje që t’i lini ndejat, odat, mbledhjet!
Ju lutemi, t’u përmbaheni rekomandimeve të Institutit Kombëtar dhe mos dilni në grumbuj gjatë orëve të lira të lëvizjes, sepse jeni duke rrezikuar veten dhe Familjet e Juaja!
Virusi nuk ka këmbë, prandaj nuk duhet t’i japim ne!
IKSHPK tërheqin vërejtjen se në kryeqytet ka dalje masive të njerëzve, mund te ketët shpërthim të pandemisë në Prishtinë.
Ky është njoftimi i plotë:
Qytetarë të dashur!
Kënga më patriotike që duhet të këndohet nga të gjithë sot pa marrë parasysh etninë e ngjyrimet politike, fetare, racore është zbatimi i rekomandimeve të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike.
Leni nejat, odat, mbledhjet!
Ju lutemi ti përmbaheni rekomandimeve të Institutit Kombëtar dhe mos dilni në grumbuj gjatë orëve të lira të lëvizjes sepse jeni duke rrezikuar veten dhe Familjet e Juaja!
Të nderuar familjarë të të moshuarve:
Ju lutemi kujdesuni për më të dashurit tuaj të moshuar dhe për nevojat e tyre, duke u siguruar që të mos dalin nga shtëpia!
Në Evropë kanë vdekur më shumë se 50.000 njerëz!
Në Prishtinë, po vërehen dalje masive në orët e lira të lëvizjes.
Grumbuj të njerëzve gjithandej vendit që po rrezikojnë veten dhe të gjithëve!
Ju lutem kini kujdes se mund të shkaktoni shpërthim epidemik në kryeqytet!
Profesionistë shëndetësor në të gjitha institucionet e Kosovës:
Kujdes gjatë vizitave me pacient! Merrni masa mbrojtëse sikur të gjithë të jenë potencialisht pozitiv!
Virusi nuk ka këmbë! Mos ia jepni këmbët ju! Ju lutemi!
Shikoni ju lutem valën epidemike në shtetet e Europës, veni gishtin në kokë dhe mendoni. Mos pengoni ekipet e Institutit me pyetje të cilat i keni mësuar tashmë nga rekomandimet e Instituti Kombëtar dhe Ministrisë së Shëndetësisë.
Na ndihmoni ta kryejmë punën sublime dhe mundohuni të zbatoni secili detyrën e juaj duke ruajtur shëndetin tuaj. Ju kemi lënë të pushoni dhe jo secili të marr detyrën e epidemiologut duke pyetur detaje, duke u munduar të rikonstruktojnë çdo vatër infeksioni, duke u zhytur në kurreshtjen e njohjes së çdo procedure të hulumtimit.
Pushoni dhe vetëm pushoni që të na lini të punojmë!
Ju gjendeni në shtëpitë e juaja me familiar. Ne gjendemi në punë pa orar nga 15-20 orë! Për ju! E ju për ne:
JU LUTEMI QËNDRONI NË SHTËPI!
E-Diaspora
-
Gjermania e Zvicra prijnë me numrin e të regjistruarve për votim nga diaspora 107,158 votues nga diaspora kanë aplikuar për votim në zgjedhjet e përgjithshme të 9 shkurtit të...
-
Një neurokirurg akademik shqiptar, në mes të Kolorados dhe Bazelit
-
Florian Haçkaj: Një jetë përtej kufijve dhe një mision për Shqipërinë
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit
-
43 orë në bllokim trafiku për të arritur në Kosovë nga Zvicra
Jeta në Zvicër
-
Migros viktimë e kriminelëve kibernetikë që ua keqpërdorin logon Paralajmërimi nga Zyra ndërkantonale Zvicerane për Parandalimin e Krimit (SKP) erdhi pak para Krishtlindjeve: “Përpjekjet për...
-
Si do të ndikojnë te qytetarët ndryshimet në ekonominë zvicerane në vitin 2025?
-
Ҫfarë mund të prisni në Zvicër në vitin 2025?
-
Taksat e turizmit shtohen në koston e pushimeve të skive në Alpet zvicerane
-
Aplikimi për patentë shoferë, një hap me rrezik të lartë për të moshuarit