Maqedonia
Ikja e qytetarëve jashtë vendit ngrit alarm në Maqedoni
Shifra alarmante të ikjes së popullatës nga Maqedonia e Veriut. Për pesë vite vendin tonë e kanë braktisur 170 mijë punëtorë, ndërsa vetëm në tre muajt e parë të këtij viti nga Maqedonia e Veriut kanë ikur 2738 persona, thonë statistikat e fundit të Entit shtetëror të statistikave. Ky numër është edhe më i lartë tani gjatë verës kur shumë punëtorë dhe studentë vërshojnë Evropën për të punuar një punë sezonale
Të dhënat flasin se për 20 vite vendin e kanë lëshuar 200 mijë punëtorë ose 9% nga numri i përgjithshëm i popullsisë, transmeton alsat përcjell albinfo.ch.
Përllogaritjet e vitit të kaluar ishin se vendit i mungonin rreth 10,000 punëtorë në vit, ndërkaq më të goditur janë sektori turizmit dhe ndërtimtarisë.
STATISIKA TË MIGRIMIT 2005-2023:
-2005 – 459.000 persona në migrim
-2010 – 527.000 persona në migrim
-2015 – 563.000 persona në migrim
-2019 – 658.000 persona në migrim
-2020 – 693.900 persona në migrim
-2018 – 2023 – 165.976 persona janë larguar nga vendi
-2013 – 2021 – 2500 persona janë larguar nga vendi
-2.738 persona kanë ikur vetëm në tre muajt e parë të vitit 2024
-Numri i përgjithshëm i banorëve që jetojnë jashtë RMV-së është rreth 800.000
Të frikshme janë edhe shifrat e numrit të lindjeve në 73 vitet e fundit në vendin tonë, pasi vazhdimisht numri është në rënie.
Në vitin 1950 për një vit ka pasur 49 mijë të porsalindur, ndërsa në vitin 2023 kemi 16 mijë të porsalindur.
STATISTIKA E TË PORSALINDURVE:
Në vitin 1950- 49 mijë të porsalindur
Në vitin 1960- 44 mijë të porsalindur
Në vitin 1970-37 mijë të porsalindur
Në vitin 1980-39 mijë të porsalindur
Në vitin 1990-35 mijë të porsalindur
Në vitin 2000-26 mijë të porsalindur
Në vitin 2010-24 mijë të porsalindur
Në vitin 2020 -19 mijë të porsalindur
Në vitin 2023-16 mijë të porsalindur
Ndryshe Maqedonia është në top 20 vendet e botës me emigrim më të madh jashtë vendit, ndërsa sipas vlerësimeve të Bankës Botërore, pothuajse 40 për qind e popullsisë me arsim të lartë është larguar nga vendi.
Të tjera nga Maqedonia
E-Diaspora
-
Jurgen Uldedaj mund në vetëm 2 raunde rivalin, është i 15-ti në renditjen e 4 federatave të boksit Vetëm dy raunde i kanë mjaftuar boksierit shqiptar, Jurgen Uldedajt, të mposhtë rivalin që kishte përballë,...
-
Dënohet shqiptari, pjesë e mashtrimeve prej 1.8 milionë frangash, me Call Center
-
Gjykata në Cyrih dënon një shtetas të Kosovës dhe një të Shqipërisë me burgim dhe dëbim
-
Sonte në Bazel u shfaq premiera e komedisë shqiptaro-zvicerane “Te Berberi – rritet prapë”
-
albgala 2024: Yjet Shqiptare në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Gjashtë lajmet kryesore nga Zvicra për këtë javë Nga rregullat e reja për studentët ndërkombëtarë te buxheti i ri, këtu janë gjashtë lajme nga...
-
Pjesëmarrja rekord në notin e Krishtlindjeve në Gjenevë: 4400 notarë në temperaturën e ujit 8 gradë
-
Katër ligje të reja zvicerane që mund të ndikojnë tek ju
-
Këto pritet të jenë çmimet e biletave për Eurovision
-
Autoritetet e Gjenevës u kujtojnë banorëve që të shmangin mbingarkimin e dhomave të urgjencës gjatë pushimeve