Bota
« Ikea » ndan 1 miliard € në luftën kundër ndryshimeve klimatike

Shitësi më i madh i mobiljeve në botë, “IKEA”, ka ndërmend të investojë 1 miliard euro në energjinë e rinovueshme dhe në mënyra të tjera për të ndihmuar vendet e varfëra në „luftën” kundër ndryshimeve klimatike, raporton “Reuters”, transmeton albinfo.ch.
Kompania suedeze ka në plan për të shtuar gati 600 milionë euro në investimet prej 1.5 miliardë tashmë të ndara për energjinë e prodhuar nga era dhe dielli.
Shefi i kompanisë, Peter Agnefjal, përcakton investimet si fitimprurëse për të gjitha palët e interesuara.
“Që nga ajo do të përfitojnë konsumatorët, klima dhe, gjithashtu “IKEA”, tha ai për “Reuters”.
„IKEA Fondation”, grupi bamirësie “IKEA”, do të investojë 400 milionë € për të mbështetur familjet dhe komunitetet në rrezik nga fatkeqësitë natyrore, si përmbytjet, thatësirat dhe të tjera.
Sipas Agnefjal, këto investime janë në përputhje me qëllimin e kompanisë që të ketë një ndikim pozitiv në planetin dhe njerëzit.
Zyrtarë të lartë nga rreth 200 vende do të takohen në qytetin gjerman Bon për t’u përgatitur për samitin e mjedisit në Paris, i cili do të mbahet në fund të këtij viti.
Pritet që në kryeqytetin francez qeveritë të merren vesh mbi veprimet për të ngadalësuar ngrohjen globale.
Të ngjashme
Të tjera nga Bota
E-Diaspora
-
Sopranoja shqiptare, Ana Naqe të shtunën me performancë në Bruksel Sopranoja shqiptare, Ana Naqe, do të performojë të shtunën në Bruksel, në “Théâtre de La Monnaie”....
-
Fehmi Fetahu: Bizneset në Zvicër duhet të përgatiten për pasojat e tarifave të Trump-it
-
44 vjeçarja shqiptare plagoset rëndë nga një zviceran
-
Një vend dinjitoz për të gjithë, Weinfelden-i debaton rregulloret e reja të varrezave
-
BBC: Mafia shqiptare dhe trafiku i kokainës në Evropë
Jeta në Zvicër
-
Toblerone rikthehet me simbolin zviceran – investim i ri në Bernë Shumica e produkteve Toblerone do të mbajnë tani kryqin zviceran në paketimin e tyre. Kompania amerikane...
-
Zvicër: Ndalohen fishekzjarrët
-
A janë gjigantët farmaceutikë kompanitë më të mira për të punuar në Zvicër?
-
Masat nga qeveria zvicerane pas tarifave nga Trump
-
Lloji i ri i Mpox në Zvicër