Shkurt.ch
Ik nga burgu, i maskuar me burka
Pasi ka veshur një burka, i maskuar si grua, ka kaluar pa u vënë re para gardianëve të burgut
Një i burgosur në një burg në Nyborg të Danimarkës ka pasur një ide fare origjinale për të shpëtuar nga vuajtja e mëtejme e dënimit.
Ai, thjeshtë, ka veshur një burka (mbulesë për gjithë trupin, e grave myslimane) dhe me të, i maskuar si grua, ka kaluar pa u vënë re para gardianëve të burgut. Përfundimi i këtij aksioni, e çoi atë jashtë mureve të burgut, në liri.
Ai kishte pasur para kësaj, në vikendin që shkoi, një vizitë të një burri dhe një gruaje. Ndërsa autoritetet e burgut e kishin vënë re humbjen e të burgosurit të hënën. Personi në fjalë e kishte lëshuar burgun bashkë me vizitorin e tij mashkull, ndersa gruaja kishte dalë pas tyre, njoftojnë mediet daneze.
Mundësia që të ndodhte diç e tillë është një dështim i punonjësve të burgut, kanë deklaruar përfaqësues të sindikatës së gardianëve për agjencitë e lajmeve. Për këtë arsye duhet rishikuar rregullat e vizitave në burgje.
I ikuri ishte një i huaj rreth 30 vjeç dhe nuk konsiderohet i rrezikshëm. Policia ka kontrolluar disa lokalitete në kërkim të tij dhe ka përcjellë informacionet edhe në vendet e Zonës së Shengenit.
E-Diaspora
-
Hamza vazhdon fushatën në Gjermani, takoi bashkatdhetarët në Hannover e Köln Kandidati për Kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, në kuadër të turneut të nëntorit...
-
Raportohet për eskalim gjatë tubimit të Edi Ramës me shqiptarët në Londër, rrahje mes protestuesish
-
Mbrëmje kulturore kushtuar rrënjëve të qytetërimit tonë
-
Rama nga Londra godet opozitën: Nxitën akte antishqiptare në tokë të huaj
-
Rama takohet me diasporën në Londër, pritet me protesta nga opozita
Jeta në Zvicër
-
Zviceranët i thonë “jo” zgjerimit të gjashtë seksioneve të autostradës Zgjerimi i autostradës u refuzua në kutinë e votimit të dielën. Në kundërshtim me këshillën e...
-
Shitjet e birrës në Zvicër u zvogëluan nga moti i keq
-
Projeksionet e referendumeve sot në Zvicër
-
Pasditen e së dielës pritet të rikthehen në qarkullim trenat në Gjenevë
-
Për njëzet vjet, Google ka ndihmuar në transformimin e Cyrihut