Lajme
Identifikohen dy shqiptarët e vrarë në Londër, gjenden edhe autorët
Janë identifikuar dy shqiptarët e gjetur të vdekur në Londër më 19 dhe 20 dhjetor. Policia vendase njofton se bëhet fjalë për shtetasin shqiptar, Arbër Fesko, 30 vjeç, dhe shtetasin kosovar, Shkëlqim Paja, 31 vjeç.
Trupi i Feskos u gjet në bagazhin e një makine në Scratchwood Park, Barnet, ndërsa një ditë më pas u gjet trupi i Pajës në Hogg Lane, Elstree. Të dy shqiptarët kanë humbur jetën nga goditjet me thikë.
Autoritetet kanë identifikuar si autorë të vrasjeve dy persona, njëri prej tyre shqiptar.
B., Berisha, 42 vjeç, dhe K., Tuwisana, 31 vjeç, dyshohen si autorë të vrasjeve.
Scotland Yard ka njoftuar se po zhvillon hetime komplekse mbi ngjarjen, pa dhënë më shumë detaje, shkruan TCH, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Florian Haçkaj: Një jetë përtej kufijve dhe një mision për Shqipërinë Suksesi më i madh i Lëvizjes që drejton Florian Haçkaj ishte fitorja në Gjykatën Kushtetuese të...
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit
-
43 orë në bllokim trafiku për të arritur në Kosovë nga Zvicra
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
Jeta në Zvicër
-
84 franga në ditë, ku shkojnë paratë që paguani për biletën e skive? Mes Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri, zviceranët shkojnë në pistat e skive. Por ku shkojnë paratë...
-
Reshjet e fundit të borës nxisin fluksin turistik, por bëjnë presion mbi industrinë e hoteleve dhe restoranteve
-
Radha e trafikut arrin 10 km në tunelin Gotthard në udhëtimet pas Krishtlindjeve
-
Tarifa e urgjencës prej 50 frangash vazhdon të shkaktojë polemika
-
Posta në Zvicër: Rekord i dërgimit të pakove për Krishtlindje