Lajme
Identifikimi i njerëzve do të bëhet së shpejti përmes venave të dorës
Hulumtimet e fundit thonë se tani një person mund të identifikohet përmes venave që ka në shpinë të dorës.
Njohja biometrike është bërë proces shumë i përhapur vitet e fundit. Teknologjia e njohjes përmes pamjes së fytyrës është përdorur çdo kund, duke filluar nga aeroportet e deri te departamentet e Policisë, për çështje të sigurisë, shkruan CNN.
Mirëpo tani hulumtues nga një universitet i Australisë thonë se disa metoda biometrike kanë “njohur dobësim gjatë viteve”.
Sipas tyre, gjurmët nga prekjet e gishtit mund të mblidhen nga prekjet që dikush ka bërë, pamja e fytyrës mund të kopjohet duke përdorur pamje nga rrjetet sociale, ndërkaq venat e dorës janë më pak të mundshme për t’u kopjuar.
Ata thonë se teknika e njohjes përmes venave të dorës nuk është e re dhe kërkon teknologji të veçantë, por për këtë qëllim mund të përdoren kamerat 3D.
E-Diaspora
-
Pronari i agjencisë mbetet në paraburgim: Biznese me mafien e drogës Të akuzuarit kanë fituar rreth 3.4 milionë franga zvicerane nga shtatori 2020 deri në mars 2021...
-
Akuzohen 6 shqiptarë për pastrimin e 7 milionë frangave përmes agjencisë turistike
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih!
-
Panikë në aeroplanin që udhëtonte nga Prishtina në Halmstad, turbulencat e mëdha shkaktuan probleme në frymëmarrje
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24
Jeta në Zvicër
-
Pronari i agjencisë mbetet në paraburgim: Biznese me mafien e drogës Të akuzuarit kanë fituar rreth 3.4 milionë franga zvicerane nga shtatori 2020 deri në mars 2021...
-
Numri i të prekurve nga gripi po rritet me shpejtësi në Zvicër, gjendja po përkeqësohet
-
Moti në Zvicër: Bëhet apel për kujdes në rrugë, akulli kërcënon në këto rajone
-
Gjërat që nuk u takojnë të huajve në Zvicër
-
Rritet papunësia në Zvicër