Integrimi
I zhytur në borxhe dhe ndihma sociale, Bekimi duhet të lëshojë Zvicrën
Për më shumë se 20 vjet ai ka grumbulluar borxhe dhe ka pas vetes një listë të gjatë shkeljesh. Tani, gjyqtarët kanë vendosur që kosovarit 44-vjeçar t`i hiqet e drejta e qëndrimit në Zvicër
Ka jetuar 22 vjet në Zvicër dhe gjatë kësaj kohe kosovari, tani 44-vjeçar, ka “gjeneruar në vazhdimësi borxhe” (194 mijë franga), ka jetuar nga ndihmat sociale (119.000 franga ishte gjendja në maj të vitit 2018) dhe ka bërë shkelje të shumëfishta të ligjit. Kështu e ka përmbledhur Gjykata Administrative e Kantonit të Solothurnit jetën e deritashme të Bekim O.*, shkruan Solothurner Zeitung.
Dhe këto ishin arsyet për të hedhur poshtë në tërësi ankesën e tij kundër vendimit të Departamentit të Punëve të Brendshme për heqjen e lejes së qëndrimit të tij në Zvicër, transmeton albinfo.ch. Kjo nënkupton që ai duhet ta braktisë Zvicrën brenda dy muajve, sapo të bëhet i plotfuqishëm vendimi në fjalë i Gjykatës.
Shpenzimet procedurale gjyqësore prej 1500 frangash dhe ato të avokatit duhet t`i bartë shteti, në kuadër të mbrojtjes ligjore të detyruar.
Bekim O. ka ardhur në Zvicër në prill të vitit 1997 dhe ka paraqitur kërkesë për azil, e cila i është hedhur poshtë. Pasi që ai në mars të vitit 1998 është martuar me një shtetase kosovare që kishte leje qëndrimi të përhershëm në Zvicër (Vizë C), ai kishte fituar lejen e qëndrimit të përkohshëm, ose Vizën B.
Nga kjo martesë kanë lindur tre fëmijë (1998, 2000 dhe 2004), të cilët kanë të gjithë vizën C. Vetë Bekim O. ka bërë dy herë kërkesë për vizën C, në vitin 2008 dhe 2010. Por, për shkak të gejndjes së tij financiare, kërkesa i është refuzuar, përcjell albinfo.ch. Në fakt atij i ishin grumbulluar borxhet, në radhë të parë tatimet dhe faturat e sigurimit shëndetësor të papaguara si dhe dënime të ndryshme, shumë prej tyre për tejkalim të shpejtësisë në trafik, por edhe për ushtrim dhune familjare dhe për kërcënim.
Për shkak të procedurës për sigurimin invalidor që ishte duke rrjedhur, në maj të vitit 2015 Bekimit vetëm me kusht i ishte vazhduar leja e qëndrimit në Zvicër. Kushti ishte që ai, për aq sa ia lejonte gjendja shëndetësore, të kërkonte punë dhe që së bashku me familjen të hiqte dorë nga varësia prej ndihmave sociale, pastaj të vinte kontroll mbi “ekonominë e tij të borxheve” dhe të mos shkilte më ligjin. Ai nuk kishte përmbushur asnjërin nga këto kushte.
Përkundër një gjysmë pensioni invalidor dhe marrjes së ndihmës plotësuese (EL), Bekim O. nuk kishte arritur të shkëputej nga ndihmat sociale, ka konstatuar Gjykata Administrative. Në fund u shkatërrua edhe martesa e tij. Pas konflikteve të shumta martesore, çifti, nga qershori 2015 nuk jeton më bashkë ndërsa procedura e shkurorëzimit është duke rrjedhur.
Kështu, si pasojë e ndarjes dhe “integrimit të pasuksesshëm”, Zyra për Migracion, në dhjetor 2018 i refuzoi atij vazhdimin e lejes së qëndrimit në Zvicër, transmeton albinfo.ch. Atij iu urdhërua që më së largu deri më 28 shkurt të këtij viti të lëshonte Zvicrën. Ankesa kundër këtij vendimi mund të kishte veprim shtyrës por Bekimi nuk arriti të kthente situatën në favor të vetin. Në këtë pikë nuk i ndihmoi as e dhëna se ai nga 25 marsi do të fillonte një punë me normë prej 20 për qind.
Për zyrën për Migracion dhe për Gjykatën Administrative, ndarja nga tre fëmijët (dy nga të cilët tashmë në moshë madhore) dhe as diagnoza për sëmundje psikike nuk ishte pengesë për të kërkuar kthimin e tij në vendin e prejardhjes, në Kosovë. Atje, sipas gjyqtarëve që kanë cituar informatat nga Sekretariati Shtetëror për Migracion (SEM) “ekzistojnë mundësi të ndryshme trajtimi për raste të rënda të sëmundjeve psikike.
Kundër küëtij vendimi, Bekim O. ka të drejtë ankese brenda 30 ditëve në Gjykatën Federale.
- Emri është i koduar
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës Nga Neymar te Tripleksi më i Shtrenjtë në Botë: Historia e Investimeve që Ndërtojnë Standarde të...
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
Jeta në Zvicër
-
Ndjekjet penale dhe falimentimi: Rritje e rrezikut për të vetëpunësuarit nga viti 2025 Që nga 1 janari i vitit 2025, pretendimet e së drejtës publike kundër personave të regjistruar...
-
A duhet të bëhen të detyrueshme gomat e dimrit në Zvicër?
-
SBB pret fitim të njëjtë si vitin e kaluar
-
Shumë pista skijimi në Zvicër kanë hapur sot dyert
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës