Kosova
I riu udhëton për 28 ditë me biçikletë nga Gjermania në Kosovë
Kaloi nëpër: Karlsruhe, Ulm, Augsburg, München, Linz, Wien, Graz, Zagreb, Split, Dubrovnik, Budvë, Podgorica, Vermosh dhe në fund arriti në Pejë, Kosovë
Udhëtimi me biçikleta në distanca të largëta duket se është bërë trend kohëve të fundit.
Një eksperiencë të tillë e përjetoi edhe një i ri shqiptar i cili me biçikletën e tij mori rrugë nga Gjermania në Kosovë, shkruan Albinfo.ch.
Ahmet Shalës nga komuna e Pejës iu deshën 28 ditë rrugë për të ardhur nga Gjermania në Kosovë.
Ai në komunën e Pejës u prit nga kryetari Gazmend Muhaxheri, i cili edhe e bëri publik këtë udhëtim.
“Ahmet Shala arriti dje në Kosovë dhe më nderoi tejmase me vizitën e tij të veçantë! Ka udhëtuar nga Gjermania për në Kosovë me biçikletë për 28 ditë rrugë, në total 1997 kilometra! Kaloi nëpër: Karlsruhe, Ulm, Augsburg, München, Linz, Wien, Graz, Zagreb, Split, Dubrovnik, Budvë, Podgorica, Vermosh dhe në fund arriti në Pejë, Kosovë. E përgëzoj duke e falënderuar për vizitën dhe i uroj shumë suksese në vazhdim!”, shkruan Muhaxheri.
E-Diaspora
-
Kosova, gati për turneun “Yellow Cup” në Winterthur të Zvicrës Më 4 janar prej orës 19:00 është ndeshja Zvicër – Kosovë...
-
Pritjet nëpër pika kufitare, 2 orë për të dalë në Merdarë e Muçibabë
-
FC Kosova Zürich: Stabiliteti, sukseset dhe ambiciet për të ardhmen
-
Rita Ora në New York për ndërrimin e moteve
-
Bekim Zogaj, kur “pensionimi” vjen në kulmin e karrierës
Jeta në Zvicër
-
Siguruesi zviceran Helvetia thotë se 500 vende pune janë prekur nga ulja e kostove Rreth 500 vende pune, duke përfshirë 200 deri në 250 në Zvicër, janë prekur nga masat...
-
Zvicër: 5% më pak shitje të veturave të reja
-
Ka gjithnjë e më pak vende parkimi publike në qytetet zvicerane
-
Fermerët zviceranë të shqetësuar për të ardhurat dhe barrën administrative
-
Subvencionet publike për transportin publik po rriten në të gjithë Zvicrën