Lajme
I riu shqiptar, pjesë e filmit “Blood mixed”, me dy role kryesore në SHBA
I riu shqiptar Arbër Loci, jeton në Nju-Jork të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

I riu shqiptar, Arbër Loci, jeton në Nju-Jork të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Ai është pjesë e filmit me titull “Blood mixed” (Gjaku i përzier), ku ka dy role në këtë projekt të ri, shkruan albinfo.ch.
Arbri tregoi rreth eksperiencës së re dhe dëshirës për të nisur studimet e larta në aktrim.
“Ky është filmi i parë ku luaj, producenti më pa duke u stërvitur në arte marciale dhe më bëri ftesë të provoj të luaj në filmin e tij”, rrëfen Loci.
Ai është ndër rolet kryesore në film dhe luan rol negativ. Filmi është aksion dhe horror, ndërkohë që Arbëri në fund të filmit vdes, shkruan tutje albinfo.ch.
Përveç filmit, ai është edhe model reklamash. Shumë firma të veshjeve në Amerikë kanë përzgjedhur Arbërin të jetë reklamues i veshjeve të markave të tyre, pasiqë zotëron një pamje të bukur dhe ka trup të kuruar. /Albinfo.ch
Biografi e shkurtë:
- Emri e mbiemriArbër Loci
- Vendi ku vepron:Nju Jork
- Profesioni:Aktor - Model
E-Diaspora
-
Bardhyl Coli emërohet drejtor i ri i hotelit prestigjioz në Zvicër Bardhyl Coli, hotelieri me origjinë shqiptare, do të marrë përsipër detyrën e drejtorit të hotelit superior...
-
Falënderim i veçantë për vëllezërit Shoshi në Zvicër: Kontribut i çmuar për të ardhmen e fëmijëve të fshatit të tyre, Skivjan
-
Vota e Diasporës: Një çelës për të ardhmen demokratike të Shqipërisë
-
Drita Cacaj, kandidate për deputete në Këshillin e Vjenës
-
Ambasada e Kosovës në Londër shfaqi dokumentarin “Return to Kosovo”
Jeta në Zvicër
-
Mungesa e strehimit në Cyrih: Të rinjtë me të ardhura të larta po “zhvendosin” qiramarrësit e varfër dhe të moshuar Një studim i kryer nga Instituti Politeknik Federal (ETH) në Cyrih tregon se kush ka aksesin...
-
Debat për taksën kombëtare mbi pasurinë në Zvicër
-
Bardhyl Coli emërohet drejtor i ri i hotelit prestigjioz në Zvicër
-
Zvicër: A do të vazhdojë rënia e çmimit të karburanteve?
-
Rriten raportimet për shkelje etike në sportin zviceran, 412 raste të raportuara në vitin 2024