Lajme
I riu shqiptar humb vetëdijen në aeroplanin e linjës Prishtinë -Vjenë
Mjeku Dr. Nuhi Arsllani ia shpëton jetën
Gjatë fluturimit të linjës ajrore Prishtinë – Vjenë sot ka ndodhur një rast i pazakontë. Një i ri shqiptar, i cili fluturonte me kompanin ajrore “Wizz Air”, gjatë fluturimit është alivanosur dhe ishte në rrezik për jetën. Por, fatmirësisht në aeroplan ka qëlluar mjeku shqiptar nga Struga, Dr. MRSc, PhD Nuhi Arsllani. Ai ka intervenuar menjëherë dhe ka shpëtuar jetën e të riut. Lajmin e ka bërë të ditur Bahri Troja, zyrtar pranë Institucioneve të qeverisë së Austrisë dhe veprimtar i njohur shqiptar në Austri, i cili ka qenë po ashtu prezent gjatë këtij fluturimi, njofton albinfo.at.
“Sot, gjatë fluturimit me aeroplan (Wizz Air) nga Prishtina për në Vjenë, një djalë i ri pësoi një kolaps. Për disa minuta ai humbi vetëdijen dhe pothuajse ishte në rrezik që edhe jetën ta humbë. Për fat të mirë në aeroplan ishte edhe mjeku shqiptar nga Struga, Dr. Nuhi Arslani, i cili reagoi menjëherë dhe shumë shpejt e ktheu në jetë. U emocionova shumë, gati e humbëm një djalë të ri shqiptar, por në të njëjtën kohë pata një ndjenjë gëzimi që ne si komb kemi njerëz të zot dhe kompetentë në të gjitha fushat. Të riut që pësoi kolaps i uroj shërim të shpejtë dhe jetë të gjatë, ndërkaq, Dr. Nuhiut shumë suksese në punë, respektivisht profesionin e tij si mjek dhe profesor”, ka thënë ai, përcjell albinfo.at.
Dr. Nuhi Arsllani është profesor në Kolegjin e Shkencace Mjekësore “Rezonanca” në Prishtinë, ndërsa jeton dhe vepron në Maribor të Sllovenisë.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani Është gjetur pa shenja jete trupi i Agim N. me banim në Wels të Austrisë, i... -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Konsullja e Kosovës, pjesëmarrëse në ceremoninë “Escalade” në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Pse në Zvicër po bëhet gjithnjë e më e vështirë të ndërroni banesë? Në Zvicër, gjithnjë e më pak njerëz po ndërrojnë vendbanim. Sipas të dhënave të Zyrës Federale... -
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën -
Qeveria zvicerane thotë se të burgosurit e huaj duhet të marrin sigurim shëndetësor











