Lajme

I riu me origjinë nga Kosova, oficer i lartë në ushtrinë suedeze

Shqiptarët çdoherë e më shumë po dëshmojnë veten me sukseset e tyre. Ndonëse jashtë kufijve të atdheut, ata përherë arrijnë që me punën e tyre të lënë gjurmë në vendet ku jetojnë, përcjell albinfo.ch.

Së fundmi, Adonis Shala, me origjinë nga Kosova, i cili jeton dhe vepron në Suedi, ka arritur që më përkushtimin e madh dhe dashurinë që kishte për profesionin që kishte zgjedhur të gradohet oficer specialist dhe rreshter në ushtrinë suedeze.

Familja e Adonis Shalës është me prejardhje nga Peja, kurse vetë Adonisi është lindur dhe rritur në Stokholm. Ai ka disa vjet që i është bashkuar ushtrisë suedeze.

Kujtojmë se më herët Adonisi ka qenë në oborrin Mbretëror të Suedisë për t’i bërë rojë princit. /Albinfo.ch