Lajme
I paraburgosuri në lidhje me terrorin në Vjenë: Doja ta ndaloja atentatorin
21-vjeçari, i cili gjendet në paraburgim, pohoi se ai donte të kontaktonte me Kujtim Fejzullain për ta larguar atë nga plani i tij terrorist.
Në lidhje me sulmin terrorist në Vjenë, një i njohur i atentatorit, i cili u arrestua nën dyshimin e bashkëpunimit, ka thënë të mërkurën në polici se ai u përpoq ta merrte atentatorin në telefon në rastin kur dëgjoi për të shtënat në qendër të Vjenës dhe pa fotografitë e para të revoleve. 21-vjeçari, i cili gjendet në paraburgim, pohoi se ai donte të kontaktonte me Kujtim Fejzullain për ta larguar atë nga plani i tij terrorist.
Nëse kjo është e saktë, për atë se çfarë i arrestuari ka deklaruar, tani është e lehtë për ta verifikuar me anë të regjistrimit të thirrjeve telefonike, shkruajnë mediat austriake, përcjell Albinfo Austria.
21-vjeçari i arrestuar, në pyetjen e policisë thuhet se ka deklaruar se kurrë nuk do të besonte që Fejzullai do ta bënte një gjë të tillë. Sipas informacioneve që posedon agjencia e lajmeve APA, ky 21-vjeçar besohet se është njeriu që e ka shoqëruar atentatorin në muajin korrik në Sllovaki, ku ai tentoi të blinte municion për një pushkë sulmi.
Dy të dyshuar të tjerë në paraburgim
Dy të dyshuar të tjerë, të cilët gjithashtu janë në paraburgim që nga fundjava e kaluar, kishin njohur gjithashtu shokun e tyre, Kujtimin. Të dy thuhet se janë ftuar nga një inspektorat policor menjëherë pas orës 23:00 dhe e kanë vërtetuar 20-vjeçarin Fejzullai si autor i atentatit. Pavarësisht kësaj, të dy personat u arrestuan.
Të arrestuar janë dhjetë persona
Po ashtu dy të arrestuar të tjerë që janë pjesë e 10 personave të arrestuar dhe që gjenden në paraburgim në Vjenë, ku thuhet se kanë vizituar Fejzullain në banesën e tij vetëm disa orë para krimit për t’i dhënë atij një libër. Ata kishin vizituar të njëjtën xhami në Meidling në Vjenë, e cila para disa dite është mbyllur nga autoritetet austriake, sepse kishte përmbajtje islamike radikale. Pas arrestimit, të dy personat deklaruan se nuk kishin vërejtur asgjë të veçantë për shokun e tyre. Ata nuk dinin asgjë nga planet e tij terroriste.
Vrasësi kishte përgatitur banesën e tij për luftime zjarri me policinë
Vrasësi Kujtim Fejzullai supozohet se kishte përgatitur banesën e tij për një përleshje të mundshme me policinë. Në banesën e tij në Wagramer Strasse në qarkun e 21-të, i cili u bastis disa orë pas atentatit në Vjenë, gjatë kontrollit të policisë në banesën e tij thuhet se mobilet ishin të bashkuara dhe të vendosura në një cep të banesës. Me sa duket, 20-vjeçari kishte përgatitur një plan për t’iu revanshuar policisë në rast se ata do të kontrollonin apo bastiseshin banesën e tij.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Nga llamba e vajgurit tek energjia që ndriçon Zvicrën, rruga frymëzuese e Xhevdet Gashit dhe ALBASOLAR Nga rrënjët modeste tek frymëzimi për energjinë diellore...
-
“K’cimi i Tropojës”, piktori Gazmend Freitag dhe magjia e trashëgimisë kulturore shqiptare
-
Gjykata Federale ndalon dëbimin e kosovarit: Djali i tij është invalid i rëndë
-
A e keni ditur që hiti për Krishtlindje është xhiruar para 40 vitesh në Zvicër?
-
Borë në kantonet Schwyz dhe Bernë të Zvicrës
Jeta në Zvicër
-
Mediat: Shërbimet mjekësore zvicerane të bëra jashtë vendit faturohen me tarifa zvicerane Në Zvicër, shërbimet mjekësore të kryera jashtë vendit faturohen me tarifa zvicerane, pavarësisht se kushtojnë më...
-
Anëtari i ekuipazhit zviceran ende në kujdes intensiv pas uljes urgjente në Austri
-
Ulja emergjente e avionit zviceran në Graz është shkaktuar nga një problem teknik
-
Berna ka përditësuar, në internet, hartën e saj të rreziqeve sipas qyteteve të kantonit
-
Sa e rëndësishme është marrëveshja e BE-së për ekonominë tonë të eksportit?