Bota
17 vjeçarit i nxjerrin 82 dhëmbë të tepërt
Adoleshenti kishte vuajtur për vite me radhë nga dhimbje të forta në nofullën e tij të deformuar për shkak të një tumori

Nitish Kumar, si pasojë e një tumori, i ishin rritur 82 dhëmbë mbi normalen. Specialistët tani ja kanë hequr ata kështu që 17 vjeçari mund të hapë dhe mbyllë gojën përsëri pa dhimbje, shkruan 20minuten.ch duke ju referuar mediave shkencore të Indisë.
Adoleshenti kishte vuajtur për vite me radhë nga dhimbje të forta në nofullën e tij të deformuar për shkak të një tumori, transmeton albinfo.ch. 17-vjeçari mezi mbyllte gojën, kështu që ngrënia dhe pirja ishte torturë për të.
Specialistët nga Instituti i Shkencave Mjekësore “Indira Gandhi” që e kanë trajtuar atë kanë zbuluar me rrezet X se ai kishte tepër shumë dhëmbë në nofull. Ata i kanë hequr ata, në një operacion që ka zgjatur tri orë.
“Gjendja i ishte keqësuar vetëm për faktin se ai nuk kishte marrë trajtimin e duhur për vite me radhë” është shprehur mjeku Manish Mandal.
Një mjek tjetër ka thënë se pacienti kishte 82 shumë dhëmbë në tumor, megjithëse të rriturit zakonisht kanë vetëm 32 dhëmbë.
Në ndërkohë, Kumar është në gjendje të hapë dhe mbyllë gojën përsëri pa dhimbje.
E-Diaspora
-
Mbrëmje përmbyllëse e Panairit Ndërkombëtar të Librit në Gjenevë Në kuadër të përmbylljes së Panairit ndërkombëtar të librit që mbahet në Palexpo nga 19 deri...
-
Valton Halimi në garë për asamblist në komunën e Gleisdorfit në Austri
-
Teatri i Kosovës po hap një kapitull të veçantë në skenën norvegjeze
-
Ambasada e Kosovës në Londër prezanton ushqimet tradicionale
-
Gazeta zvicerane për koncertin e Filharmonisë në Bernë: Një mrekulli e pazëvendësueshme
Jeta në Zvicër
-
Nestlé përballet me hetime për ujin mineral në Belgjikë Rregulloret dhe proceset e prodhimit të ujit mineral nga Grupi Nestlé janë duke u hetuar në...
-
Qeveria zvicerane zbulon planin e ri për internet të shpejtë në të gjithë vendin
-
Pluhuri i Saharasë mbërrin në Zvicër të premten
-
Qeveria zvicerane do të dëbojë azilkërkuesit afganë të refuzuar
-
A duhet të bëhet transporti publik në Zvicër dukshëm më i lirë?