Kosova

I nxehti afrikan vazhdon në Shqipëri e në Kosovë

Moti sot – temperatura arrin 38 gradë Celsius

Dita e mërkurë në Shqipëri do të vijojë të jetë në ndikim të masave ajrore të nxehta.

Moti fillimisht pritet të jetë i kthjellët e me vranësira në shtim nga orët e mesditës e pasdite, kryesisht përgjatë relieveve malore, aty ku dhe pritet të pasohen me reshje të dobëta e lokale shiu, të cilat do të shoqërohen hera-herës me shkarkesa elektrike e lokalisht breshër, shkruajnë mediat vendore, transmeton albinfo.ch.

Në mbrëmje mot i kthjellët e vranësira të izoluara në relievet malore në juglindje e lindje të territorit.

Era do të fryjë me drejtim juglindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 7m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina era pritet të fitojë shpejtësi deri ne 10-12m/sek, duke bërë që valëzimi në dete të jetë i 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen:
-në zonat malore 20 deri 41°C
-në zonat e ulëta 21 deri 43°C
-në zonat bregdetare 25 deri 39°C

Kosovë

Temperaturat maksimale parashihen të lëvizin ndërmjet 35-38 gradë Celsius të mërkurën, e ato minimale ndërmjet 15-19 gradë Celsius.

Sipas parashikimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, do të ketë edhe vranësira të shpërndara.

Vranësirat parashihen kryesisht gjatë relievit malor. Gjatë këtyre ditëve mund të ketë stuhi.