Kosova

I nxehti “afrikan” drejt shteteve ballkanike, me temperatura deri në 42 gradë

I nxehti afrikan pritet të përfshijë Kosovën

Java fillon me mot të nxehtë e shtrëngata me shi. Më pas shtrihet vala e të nxehtit dhe ngre temperaturat edhe mbi 35 C. Priten edhe net tropike, transmeton albinfo.ch.

Ditën e hënë mbetet mot jostabil, ku gjatë ditës priten zhvillime të shtrëngatave me shi, e që vende-vende do të jenë mjaft intenzive, ku mund të sjellin reshje të dendura e nuk përjashtohen mundësi edhe për breshër. Ndërsa nga dita e martë vala e nxehtë është në prag. Temperaturat në Shqipëri do të arrijnë deri në 42 gradë, ndërsa në shtetin e Kosovës ajo maksimale do të arrijë deri 38 gradë.

Sa i përket kryeqytetit të Tiranës, do të ketë rritje duke nisur nga e mërkura, kur temperatura do të arrijë në 40 gradë, ndërsa të enjten e të premten do të arrijë në 42 gradë celsius.

Dita e enjte dhe ajo e premte do të jenë ditët më të nxheta, ku edhe do të arrihen temperaturat maksimale, thonë metorologët. Theksohet se edhe gjatë netve do të ketë temperatura të larta, jo e zakonshme për vendet e Ballkanit. /Albinfo.ch