Shkurt.ch
I masakrohen 60 pëllumba një shqiptari nga Berna
Fjala është për pëllumbat e Jetmir Halimit, i njohur si amator i pasionuar i kultivimit të këtyre shpendëve
Ditë më parë, një kultivuesi shqiptar pëllumbash në Münchenbuchse të Bernës i janë vrarë gjashtëdhjetë pëllumba në kotecin ku i mbante. Fjala është për pëllumbat shqiptarë të Jetmir Halimit, i njohur si amator i pasionuar i kultivimit të këtyre shpendëve.
Me atë rast, siç njofton rashit Rushiti, sekretar i Shoqatës së kultivuesve të pëllumbave shqiptarë “Dardania” të Zvicrës, në vendin e ngjarjes kishin dalë edhe policia vendore dhe përfaqësuesit e Tierschutz (Organizata për mbrojtjen e kafshëve). Këta të fundit kanë shprehur tronditjen e tyre me masakrën e bërë nga kriminelët e panjohur.
Jetmir Halimi, i tronditur dhe i mllefosur me ngjarjen, ka vendosur të heqë dorë nga kultivimi i mëtejmë i pëllumbave në Zvicër.
Ndërkaq, shoqata “Dardania” kërkon nga organet hetuese vendore që “të bëhen hetime të plota dhe këta kriminelë të këtij akti makabër të përgjigjen para gjyqit dhe drejtësisë zvicerane, ku ndodhi kjo masakër ndaj këtyre shpezëve tejet fisnike”.
E-Diaspora
-
Klodina Guraziu e para shqiptare e zgjedhur në asamblenë e komunës Rebstein Klodina Guraziu është e para shqiptare që ka arritur të sigurojë ulëse në Këshillin (asamblenë) e...
-
Hilmi Gashi rizgjidhet asamblist në Muri-Gümligen në Bernë
-
Hamza vazhdon fushatën në Gjermani, takoi bashkatdhetarët në Hannover e Köln
-
Raportohet për eskalim gjatë tubimit të Edi Ramës me shqiptarët në Londër, rrahje mes protestuesish
-
Mbrëmje kulturore kushtuar rrënjëve të qytetërimit tonë
Jeta në Zvicër
-
Ticino gjatë rindërtimit pas stuhisë së verës, e lënë pas dore nga qeveria federale Stuhitë e verës kanë shkaktuar dëme të mëdha në Ticino. Qeveria kantonale shpresonte për ndihmë masive...
-
CED: Ura që lidh Maqedoninë me Zvicrën përmes edukimit ndërkulturor
-
Klodina Guraziu e para shqiptare e zgjedhur në asamblenë e komunës Rebstein
-
Mediat japin arsyet pse u votua kundër zgjerimit të autostradave
-
Shasime Osmani siguron mandatin në Asamblenë e Bernës