Lajme
I kërkuar për vrasje në Shqipëri, arrestohet pas 20 vitesh shqiptari në Selanik
Pas një hetimi të plotë dhe një kontrolli metodik, oficerët e policisë së Selanikut, gjetën dhe arrestuan në qendër të qytetit një person të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestim i cili erdhi pas një operacioni të organizuar.
Mediat greke shkruajnë se ai është një 43 vjeçar shqiptar i përfshirë në “Listën e Kuqe” të kërkimit ndërkombëtar nga ana e autoriteteve shqiptare për krimin e vrasjes dhe mbajtjes pa leje të armëve në gusht 1997, kur qëlloi dhe vrau fatalisht në qytetin e tij të lindjes.
Për më tepër, sipas autoriteteve gjermane, i arrestuari kishte qenë më parë i përfshirë në një rast vrasjeje në Gjermani.
Shqiptari gjithashtu ka qenë i përfshirë në një grabitje të armatosur të degës së një banke në qendër të qytetit të Selanikut në korrik 2003.
Ndërsa përpiqej të shpëtonte qëlloi me armë oficerët e policisë, duke plagosur njërin prej tyre. Për këto vepra ai u dënua me burgim (20) vjet, shkruan GE, përcjell albinfo.ch
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit Valdete Hoti dhe Shoqata “Parandalo”, të cilën ajo e drejton, dëshmojnë se edhe një iniciativë e...
-
43 orë në bllokim trafiku për të arritur në Kosovë nga Zvicra
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch
Jeta në Zvicër
-
Zvicra ka indeksin më të ulët të mjerimit në botë Zvicra shënon një shkallë të ulët papunësie dhe një rritje shumë të ulët të çmimeve. Kjo...
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit
-
Gjeneva aktivizon planin e saj të akomodimit emergjent
-
Reshjet e fundit të borës nxisin fluksin turistik në Zvicër
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës