Integrimi
Me 500,000 CHF borxh “socialit”, kosovarit i lejohet qëndrimi në Zvicër
Zyra e Migracionit në Aargau ka kërkuar t'i heqë lejen e qëndrimit një kosovari. Por, Gjykata Administrative e konsideron këtë ndëshkim si joproporcional,. Kështu, ajo i bën vetëm paralajmërim atij
Një kryefamiljar 50 vjeçar nga Kosova ka marrë pothuajse 500,000 CHF ndihma sociale që nga viti 2011. Sipas Gjykatës Administrative të Aargaut, ekziston një interes i madh respektivisht shumë i madh publik që ai të dëbohet nga Zvicra, transmeton albinfo.ch. Megjithatë, 50-vjeçari mund të qëndrojë këtu për momentin.
Ai arriti të mbrohej me sukses ndaj heqjes së lejes së qëndrimit nga zyra e migracionit, siç tregon edhe vendimi i Gjykatës Administrative të publikuar së fundmi.
Në vlerësimin e përgjithshëm nuk luan rol vetëm interesi publik për dëbim, por edhe interesi privat i kosovarit për të qëndruar këtu, shkruan Zofinger Tagblatt. Dhe sipas gjykatës, këto interesa të kundërta, në këtë rast janë të balancuara. Prandaj, dëbimi do të ishte joproporcional dhe në veçanti kur është fjala për fëmijët e tij, për të cilët nuk mund të pritej që të largoheshin nga Zvicra së bashku me të atin.
Megjithatë, gjykata thekson gjithashtu se kjo nuk do të thotë se një masë e tillë është hequr definitivisht nga diskutimi, përcjell albinfo.ch. Ankuesit i jepet vetëm një shans i fundit që të përpiqet të integrohet ekonomikisht dhe profesionalisht.
Martohet me zviceranen dhe bëhet baba me kosovaren
Personi sot 50-vjeçar, ka hyrë në Zvicër në vitin 1991 dhe ka aplikuar për azil. Kjo i është refuzuar, por i është dhënë leja e pranimit të përkohshëm. Në vitin 1997 ai është martuar me një zvicerane dhe ka marrë leje qëndrimi.
Në vitin 2002 i është dhënë edhe leja e qëndrimit të përhershëmn (Viza C) ndërsa në vitin 2003 u bë baba. Mirëpo, nëna e fëmijës nuk ishte gruaja e tij zvicerane, por një bashkatdhetare. Pastaj ai u divorcua nga gruaja e tij zvicerane dhe u martua me kosovaren në vitin 2006.
Në vitin 2007 ajo lindi binjakë në Kosovë. Dy vjet më vonë, gruaja dhe tre fëmijët ju bashkuan atij në Zvicër. Gruaja mori leje qëndrimi (B) dhe tre fëmijët leje të përhershme (C). Dy vajza të tjera kanë lindur në vitin 2010 dhe 2013.
Familja tashmë shtatë anëtarëshe duhej të mbështetej nga sigurimet shoqërore që nga viti 2011. Deri në vitin 2019, pagesat e asistencës sociale kishin arritur në mbi 415,000 CHF, transmeton albinfo.ch. Prandaj, Zyra e Migracionit ia hoqi kosovarit lejen C në shtator të vitit 2019 dhe i dha atij një leje qëndrimi të përkohshme.
Meqenëse gjendja e tij financiare nuk u përmirësua – borxhet e sigurimeve shoqërore u rritën në 491,500 franga brenda dy viteve – zyra e migracionit refuzoi të zgjaste lejen e qëndrimit në gusht të vitit 2021 dhe i caktoi atij një periudhë 90-ditore për lëshimin e vendit. Por ai paraqiti ankesë në Gjykatën Administrative të Kantonit Aargau.
Aktgjykimi mund të apelohet në Gjykatën Supreme Federale.
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Mbi 58 mijë votues të regjistruar jashtë Kosovës Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar se deri më 22 dhjetor...
-
Vlerësim i lartë për kompaninë „Halili + Partner“ të inxhinierit Besnik Halili
-
Rrugës për në Kosovë, mërgimtarët presin mbi 15 orë në kufirin Kroaci-Serbi
-
Iu dha lamtumira e fundit aktorit Adem Muji
-
Jurgen Uldedaj mund në vetëm 2 raunde rivalin, është i 15-ti në renditjen e 4 federatave të boksit
Jeta në Zvicër
-
Badhütte, kasollja shekullore në Rorschach, shkatërrohet plotësisht nga zjarri Badhütte e famshme në Rorschach (SG) mori flakë herët në mëngjes të hënën. Kasollja shekullore në...
-
Qeveria paralajmëron për kushte të këqija të rrugëve, rrezik nga ortekët në Alpet zvicerane
-
Parfumi REMIX: Një inovacion zviceran me investitorë shqiptarë
-
Bora krijon kaos në Bernë, pezullohet pjesërisht qarkullimi i autobusëve
-
Rritja e taksave turistike e planifikuar për Crans-Montana nxit zemërimin e pronarëve