Integrimi
I hiqet masa e kujdestarisë kosovarit për vrasjen e badigardit
Dënimi prej 16 vjet e 3 muaj burg për vrasje me paramendim ka mbetur i njëjti por atij i është hequr masa e kujdestarisë
Shqiptari nga Kosova, i dënuar për vrasjen e një bodigardi të diskotekës në Grenchen të Kantonit Solothurn pas rigjykimit të lëndës në Gjykatën e Lartë ka fituar një zbutje të vogël. Dënimi prej 16 vjet e 3 muaj burg për vrasje me paramendim ka mbetur i njëjti por atij i është hequr masa e kujdestarisë.
Në atakimin e vendimit gjyqësor, kosovari sot 25 vjeçar kishte synuar të arrinte pikërisht heqjen e masës së kujdestarisë. Ai gjatë procesit gjyqësor është ankuar se kishte brejtje të ndërgjegjes, jetonte në ankth etj. Po ashtu kishte pohuar se “i kam merituar 16 vjetët e burgut të shqiptuar. Ajo çfarë kam bërë unë është e sëmurë”. Por, masa e kujdestarisë për të ishte e tepërt sepse ai kështu nuk do të kishte fare perspektivë jetësore, shkruan azonline.ch.
“Unë do të doja që kurdoherë të kthehesha në vendin tim, në shtëpinë e prindërve dhe të krijoj familje”, ka thënë ai. Masa e kujdestarisë ndërkaq do ta ngujonte atë për gjithë jetën.
Gjykata e lartë e Solothurnit pjesërisht ia ka plotësuar dëshirën atij. Duke qenë se gjatë qëndrimit të deritashëm në burg (tri vjet) ai ka pasur sjellje të mirë ajo i ka hequr kujdestarinë dhe i ka caktuar atij një trajtim terapeutik stacionar. Kjo është arsyetuar nga trupi gjykues edhe me shkallën e caktuar të pendesës që ka treguar i dënuari.
Kosovari atëbotë 21 vjeçar kishte vrarë me therje thike badigardin gjerman të diskotekës Luxor të qytetit Grenchen.
E-Diaspora
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24 Spitex Mednest24 kontribuon në përmirësimin e cilësisë së jetës së njerëzve të moshuar ose të sëmurë...
-
Votimi në diasporë, ambasada e Kosovës në Gjermani tregon procedurën e plotësimit dhe dërgimit të fletëvotimit
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
-
Ja si mund të votoni nga jashtë!
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit
Jeta në Zvicër
-
Vdes në burg shtetasi zviceran i arrestuar në Iran dhe i akuzuar për spiunazh Burri po mbahej me një të burgosur tjetër në një burg në qytetin lindor të Semnanit,...
-
Informacionet kryesore në lidhje me ndalimin e ri të Rottweiler në kantonin e Cyrihut
-
Zvicër: Ftohtë të premten, pritet bora e radhës në ultësira
-
Faturat që duhet të paguani në Zvicër para fundit të janarit
-
Banka Kombëtare e Zvicrës pret të mbyllë vitin financiar 2024 me 80 miliardë franga fitim