Integrimi
I gjenden 300 gr. kokainë në qesen e çipsit, arrestohet kosovarja!
Në çantën e dorës të gruas që po voziste automjetin kanë gjetur një qese të hapur të çipsit ndërsa brenda qeses, një paketë të mbështjellë e një shirit ngjitës
Një grua 34 vjeçare nga Kosova, me banim në Zvicër është arrestuar në vendkalimin Basel-Weil, në kufirin Gjermani-Zvicër pasi që në qesen e saj me patatina (Pommes-çips) i janë gjetur 300 gramë kokainë.
Siç njofton policia kufitare e Bazelit, në çantën e dorës të gruas që po voziste automjetin, kanë gjetur një qese të hapur të çipsit ndërsa brenda qeses, një paketë të mbështjellë e një shirit ngjitës.
Hetimet treguan se në paketën e vogël kishte rreth 300 gramë kokainë, shkruan gazeta “Basellandschaftliche Zeitung”. Kosovarja bashkë me një zviceran të moshës së njëjtë që ndodhej me të në veturë i janë dorëzuar policisë së Kantonit Basel-Stadt.
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Inflacioni: Kush i përcakton çmimet? Çmimet vazhdojnë të rriten, por më pak se në vitet e mëparshme. Këtë e tregojnë shifrat...
-
Më shumë zyra bosh në Zvicër
-
Ushtria zvicerane shkurton shpërndarjen e uniformave për të kursyer miliona
-
2025 sjellë ndryshime lidhur me pensionet, çka duhet të dini?
-
Mashtruesit vodhën miliona subvencione për transportin publik