Lajme
I dyshuari për sulmin në Gjermani ngarkohet me 5 akuza për vrasje
Autoritetet gjermane kanë ngritur aktakuzë për vrasje dhe tentim vrasje ndaj të dyshuarit për sulmin vdekjeprurës në tregun e Krishtlindjes në qytetin Magdeburg, ku u vranë pesë njerëz dhe u plagosën 200 të tjerë, njoftoi policia gjermane mëngjesin e së dielës.
I dyshuari – i identifikuar si Taleb A në përputhje me ligjin për privatësi në Gjermani – ngarkohet me pesë akuza për vrasje, disa akuza për tentim vrasje dhe disa akuza për shkaktimin e lëndimeve të rënda trupore, tha policia.
Ai u paraqit para gjykatësit të shtunën në mbrëmje, i cili urdhëroi që ai të dërgohet në paraburgim në pritje të gjyqit.
Sipas autoriteteve, i dyshuari i përdori korsitë e lira të emergjencës për ta ngarë veturën me shpejtësi të lartë nëpër tregun e Krishtlindjes të premten, ku i shkeli njerëzit që ishin mbledhur për të festuar.
Katër gra të moshës 45, 52, 67 dhe 75-vjeçare, si dhe një djalë nëntëvjeçar, u vranë në sulm.
Sulmi shkaktoi tronditje dhe dhimbje jo vetëm në Gjermani, por në të gjithë botën.
Hetuesit thonë se i dyshuari veproi i vetëm, pasi tani për tani nuk ka asnjë tregues se ka pasur ndonjë të përfshirë tjetër, sipas gjetjeve të tyre.
Magdeburg është qytet me rreth 237.000 banorë në landin e Saksoni-Anhalut, rreth 150 kilometra në perëndim të Berlinit.
I dyshuari, aktivist kritik ndaj islamit
Taleb A është mjek 50-vjeçar nga Arabia Saudite, i njohur si aktivist kritik ndaj Islamit.
Ai ka bërë akuza të çuditshme në rrjetet sociale dhe në intervista, duke pretenduar se autoritetet gjermane nuk po bëjnë mjaftueshëm për të luftuar islamizmin.
Dikur mbrojtës i grave saudite që largoheshin nga vendi i tyre, më vonë ai këshillonte njerëzit të mos kërkonin azil në Gjermani, duke shkruar në faqen e tij të internetit në anglisht dhe arabisht: “Këshilla ime: mos kërkoni azil në Gjermani”.
Nuk është ende e qartë çfarë e shtyu atë ta kryejë sulmin, por, pavarësisht natyrës së sulmit, nuk ka asnjë tregues që ai ishte i motivuar nga islami, tha një zyrtar i lartë ligjor.
Shefi i Zyrës Federale të Policisë Kriminale (BKA), Holger Munch, tha për transmetuesin publik gjerman ZDF të shtunën se nuk është e mundur të thuhet përfundimisht se akti ishte i motivuar politikisht, megjithëse ai e pranoi se i dyshuari mbante qëndrime kundër islamit dhe merrte pjesë në platforma të ekstremit të djathtë/euronews
E-Diaspora
-
Vlerësim i lartë për kompaninë „Halili + Partner“ të inxhinierit Besnik Halili Ambasadori i Republikës së Maqedonisë së Veriut në Zvicër, Rexhep Demiri ka vizituar dhe vlerësuar lartë...
-
Rrugës për në Kosovë, mërgimtarët presin mbi 15 orë në kufirin Kroaci-Serbi
-
Iu dha lamtumira e fundit aktorit Adem Muji
-
Jurgen Uldedaj mund në vetëm 2 raunde rivalin, është i 15-ti në renditjen e 4 federatave të boksit
-
Dënohet shqiptari, pjesë e mashtrimeve prej 1.8 milionë frangash, me Call Center
Jeta në Zvicër
-
Rritja e taksave turistike e planifikuar për Crans-Montana nxit zemërimin e pronarëve Resorti Valais i Crans-Montana planifikon të rrisë taksat turistike nga 3 në 5 franga për natë...
-
Policia ndalon trafikun në tunelin Gotthard për shkak të borës
-
Bora pengon qarkullimin rrugor në Alpe
-
Çmimet e ndërtimit janë ende në rritje, por jo në Ticino
-
A janë zviceranët dorështrënguar?