Bota

I dyshuari për dërgimin e pakove shpërthyese në SHBA dërgohet në New York

56 vjeçari Cesar Soyoc i cili po akuzohet për dërgimin e pakove me bomba në adresë të kundërshtarëve të presidentit amerikan Donald Trump, do të transferohet për në New York.

Kështu kanë raportuar mediat amerikane, duke shtuar se i njëjti dyshohet edhe për vepra të tjera penale, përcjell Albinfo.ch.

56 vjeçari u arrestua ditë më parë ndërsa po hetohet për pesë akuza deredale, duke përfshirë këtu edhe dërgimin e pajisjeve shpërthyese në dyert e kundërshtarëve të Trumpit.

Në lidhje me këtë vepër penale i njëjti rrezikon të dënohet deri në 48 vjet burg.

Nga ana tjetër, avokatët e të dyshuarit, kërkonin lirimin me kusht për të mbrojturin e tyre.