Shqipëria
I dyshuar për trafik kokaine, vritet shqiptari në Kolumbi
Policia shqiptare po kërkon informacion nga kolegët kolumbianë nëse kjo ngjarje ka lidhje me narkotrafikun dhe përfshirjen e shqiptareve në trafikun e kokainës
Një shqiptar ka mbetur i vrarë me armë zjarri në kryeqytetin kolumbian Bogota i cili dyshohet se është i përfshirë në ndonjë grup trafikantësh të drogës.
Lajmin e ka bërë të ditur gazetari Artan Hoxha, i cili ka publikuar në profilin e tij në Facebook detaje mbi vrasjen e Adriatik Lagji, përcjell albinfo.ch.
“Pas vrasjeve të vitit të kaluar dhe 4 atentateve ku viktima ishin shqiptarët në Guayaquil të Ekuatorit, këtë radhë ngjarjet janë zhvendosur në Kolumbi, vendi nga ku u nis kontejneri me 613 kg kokainë i kapur në Maminas një muaj e gjysmë më parë”, ka shkruar ai.
Menjëherë kanë nisur hetimet dhe kontaktet me autoritetet shqiptare, pasi dyshimet kryesore janë tek narkotrafiku. Policia shqiptare po kërkon informacion nga kolegët kolumbianë nëse kjo ngjarje ka lidhje me narkotrafikun dhe përfshirjen e shqiptareve në trafikun e kokainës.
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Inflacioni: Kush i përcakton çmimet? Çmimet vazhdojnë të rriten, por më pak se në vitet e mëparshme. Këtë e tregojnë shifrat...
-
Më shumë zyra bosh në Zvicër
-
Ushtria zvicerane shkurton shpërndarjen e uniformave për të kursyer miliona
-
2025 sjellë ndryshime lidhur me pensionet, çka duhet të dini?
-
Mashtruesit vodhën miliona subvencione për transportin publik