Lajme

Pensionisti i dërgon deputetes një litar me postë dhe i shkruan: “Vare veten!”

Në letër, pensionisti 83-vjeçar i sugjeron politikanes Christa Markwalder nga FDP që të vetëvaret me litarin e dërguar

Pensionisti 83-vjeçar, Willi Zürcher nga Wolfhalden-i, Kantoni Appenzell Ausserhoden, i ka dërguar politikanes së njohur të FDP-së, Christa Markwalder, një letër të shkruar me mllef dhe të shoqëruar me një litar, shkruan rrjeti mediatik “CH Media”.

Në letër ai i sugjeron deputetes që të vetëvaret me litarin e dërguar, transmeton albinfo.ch. Përveç që bëhet fjalë për kërcënim të shëmtuar, zemërimi i plakut për politikanen Markwalder nuk ka fare bazë logjike. Ai mbështetet në një keqkuptim të pesnionistit në fjalë.

“Jam e frikesuar. Sigurisht që kjo gjë të lëndon”, është shprehur Markwalder, e kontaktuar nga blick.ch. Ajo më parë e kishte bërë incidentin publik në rrjetin mediatik CH Media.

Thotë se ndihet e tronditur edhe për faktin se kërcënimet ndaj politikanëve janë rritur ndjeshëm: nga rreth 200  sosh në vitin 2019, numri i kërcënimeve për politikanët është rritur në 885 gjatë vitit të koronës. Nga këto, Policia Federale (Fedpol), 64 i ka vlerësuar në shkallë të rrezikut potencial.

Pensionisti mburret me kërcënimet e tij

“Jam i kënaqur që çështja është bërë e njohur”, tha kasapi në pension, duke lavdëruar veprimin e tij të ulët, përcjell albinfo.ch. Ai madje thotë: “Duhet të ketë më shumë njerëz si unë që qëndrojnë mbrapa veprës së tyre dhe nuk fshihen në anonimitet!”

“Litari ishte vetëm një ofertë për zonjën Markwalder dhe në asnjë mënyrë nuk duhet të kuptohet si kërcënim”, pretendon ai. Dhe, shton se ai nuk besonte se politikanja do të përmbushte me të vërtetë kërkesën e tij.

Akuza të rreme, pa fakte 

Por çfarë e ka shtyrë gjyshin në fjalë për ta quajtur politikanen nga Berna “kriminele” në letrën e tij dhe përm t`ia dëshiruar evdekjen?. Ajo, sipas tij, ka pohuar në  revistën “Weltwoche” se Ignazio Cassis ishte ministri më i keq që Zvicra kishte pasur në 728 vjet dhe e ka quajtur po atë ministër “idiot”.

Por e vërteta është se Markwalder nuk është marrë asnjëherë me ministrin në fjalë, transmeton albinfo.ch. Për më tepër, ajo nuk ka asnjë arsye për ta bërë këtë, sepse Cassis është koleg partiak i saj dhe të dy qëndrojnë afër politikisht.