Lajme

I burgosuri shqiptar arratiset nga spitali, policia thotë: është i rrezikshëm

Halit Mulaku është i gjatë 1.80, flet gjermanishten, dialektin zviceran, frëngjishten dhe shqipen

36 vjeçari Halit Mulaku (Muljaku) ka ikur të shtunën nga një klinikë e qytetit Winterthur, njoftoin Policia Kantonale e Cyrihut, transmetojnë mediat zvicerane. Ai ka një lëndim në krahun e majtë, sipas policisë, Mulaku është i rrezikshëm.

Mulaku është i gjatë 1.80, flet gjermanishten, dialektin zviceran, frëngjishten dhe shqipen, transmeton albinfo.ch.

Sipas policisë, ai po mbahej në burg hetimesh për konsumim të mjeteve narkotike dhe për delikte pasurore.

“I arratisuri mund të sillet në mënyrë agresive kundrejt personave të tretë”; shkruan policia.

Ata që e shohin, mund të njoftojnë policinë nënumrin. 044 247 22 11