Kosova

I ardhur nga Gjermania, rrahet deri në vdekje e policia e gjen te nënkalimi

Një person është rrahur e është lënë i vdekur në një nënkalim në Prishtinë.

Mediat kosovare kanë raportuar se i njëjti kishte ardhur nga Gjermania.

Në anën tjetër Zëdhënësi i Prokurorisë Ekrem Lutfiu ka thënë se personi me inicialet G.R ka vdekur si pasojë e lendimeve të marra.

“Prokuroria Themelore në Prishtinë, njofton opinion se, sot, gjatë ditës ka vdekur personi me inicialet G.R., si pasojë e lëndimeve të rënda që i ka marr nga një përleshje te nënkalimi i rrugës “Bill Clinton” në Prishtinë. Prokuroria e Prishtinës, njofton se deri më tani nuk dihen motivet e kësaj rrahje, si dhe sulmuesi ende është në arrati. Po ashtu, Prokuroria ka siguruar të gjitha provat nga vendi i ngjarjes. Trupi i personit të pajetë, është në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), dhe pritet të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore, për autopsi”, shkruan Albinfo.ch.

Nga burime të Gazetës Express brenda Prokurorisë së Prishtinës, personi i cili ndërroi jetë është 45 vjeçar nga Fushë Kosova, i komunitetit rom.

Personi që ndërroi jetë, ka jetuar jashtë Kosovës, konkretisht në Gjermani.

Familja e tij, jetojnë në gjithashtu në Gjermani, të cilët edhe për momentin gjenden atje