Shkurt.ch

I akuzuari për vrasje arrestohet gati 20 vjet pas aktit

Autori i dyshuar i një vrasjeje të kryer në Hamburg u arrestua në Zvicër pas gati njëzet vjetësh. 41-vjeçari, në kuadër të një fletarrestimi ndërkombëtar u ekstradua në Gjermani nga autoritetet zvicerane. Ai është burgosur në Constance, njoftoi të hënën policia gjermane.

I dyshuari mund të ketë vepruar nga lakmia dhe dëshira për të qenë i pasur. Ai i kishte vjedhur objekte me vlerë të madhe viktimës së tij, duke përfshirë një orë ari dhe një unazë diamanti. Rasti fatëkeq për të cilin bëhet fjalë ka ndodhur në vitin 1993.