Integrimi
I akuzuari për terrorizëm, Çëndrim R., nuk ka shtetësi zvicerane
Departamenti i Jashtëm i Zvicrës ka konfirmuar sot se i akuzuari për pjesëmarrje në atentatin me tre të vrarë në Turqi, nuk ka shtetësi zvicerane
Njëri nga tre xhihadistët e akuzuar për sulmin mbi policët turq, shqiptari Çëndrim R., rezulton se nuk ka shtetësi zvicerane, siç ishte spekuluar nga mediet turke.
Ç. R. ndodhet në burg, në Turqi, nga e premtja e javës së kaluar. Akuza e ngarkon atë se së bashku me një gjerman dhe një shtetas të Maqedonisë (shqiptar), në një atentat me motive xhihadiste ka vrarë tre policë persona në Anadollin e Jugut. Në mesin e të vrarëve ishte një ushtar dhe një polic.
Departamenti i Jashtëm i Zvicrës ka konfirmuar sot për emdiet zvicerane se i akuzuari për pjesëmarrje në atentat nuk ka shtetësi zvicerane. Por, ai nuk ka sqaruar se çfarë shtetësie ka Çëndrim R
Duke ndjekur burimet e veta portali 20minuten.ch ka konstatuar se i akuzuari ka jetuar në Zvicër, në kantonin Aargau por nuk ka pasur shtetësi zvicerane. Ai kishte qenë i dënuar në Zvicër, ku kishte mbajtur afër tre vjet burg në Lenzburg për plaçkitje të armatosur, ka thënë për portalin një i njohur i tij.
Pas vuajtjes së dënimit R. është dëbuar në Maqedoni, ndërkohë që familja e tij ka mbetur të jetojë në Zvicër. Ka rreth gjashtë muaj që ai ka humbur çdo gjurmë, gjegjësisht ka ndërprerë kontaktet me familjen e tij. Mbetet e paqartë se ku i ka fillet radikalizmi i Çëndrimit, në burgun zviceran apo në Maqedoni.
Sidoqoftë, të njohurit e tij në Zvicër nuk e kanë dëgjuar atë kurrë duke folur për luftën e shenjtë. Po ashtu me pamjen e rregullt dhe flokët e shkurtra ai kurrë nuk kishte rënë në sy për orientimin e tij ekstrem islamist. Megjithatë, një shok i tij i shkollës ka thënë se ai binte në sy për sjelljet e tij agresive.
Në vazhdim portali 20minuten.ch citon një artikull të albinfo.ch mbështet teorinë se radikalizmi i tij duhet të ketë ndodhur vetëm pas kthimit në Maqedoni.
“Portali për shqiptarët e Zvicrës ka publikuar informacione lidhur me indoktrinimin xhihadist të shqiptarëve për luftën civile në Siri. Në këtë kuptim, armatës së lirë siriane mund t`i jenë bashkuar deri në 800 vullnetarë nga Shqipëria, Maqedonia dhe Kosova. Pas stërvitjeve ushtarake në Turqi, vullnetarët në fjalë janë dërguar në vendluftime në Siri.
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës Nga Neymar te Tripleksi më i Shtrenjtë në Botë: Historia e Investimeve që Ndërtojnë Standarde të...
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
Jeta në Zvicër
-
Ndjekjet penale dhe falimentimi: Rritje e rrezikut për të vetëpunësuarit nga viti 2025 Që nga 1 janari i vitit 2025, pretendimet e së drejtës publike kundër personave të regjistruar...
-
A duhet të bëhen të detyrueshme gomat e dimrit në Zvicër?
-
SBB pret fitim të njëjtë si vitin e kaluar
-
Shumë pista skijimi në Zvicër kanë hapur sot dyert
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës