Lajme

I akuzuari për islamizëm padit gjykatën kundër dëbimit në Kosovë

Në fillim të shtatorit ai u dërgua në paraburgim në pritje të dëbimit, dhe ndërkohë ai ka ngritur padi në Gjykatën Administrative të Këlnit

Një islamist nga Boni, i cili është në paraburgim në pritje të deportimit që nga fillimi i shtatorit, është duke ndërmarrë veprime ligjore kundër deportimit të tij në Republikën e Kosovës, transmeton albinfo.ch. Sipas një zëdhënëseje të Gjykatës Administrative të Këlnit, një padi dhe procedura urgjente për këtë çështje janë iniciuar të martën. Aktualisht është e paqartë se kur do të merret një vendim.

Qyteti i Bonit ka raportuar për dëbimin rreth dy javë më parë. Arsyeja: Rrezikimi i rendit themelor të lirë demokratik dhe sigurisë së brendshme të Republikës Federale të Gjermanisë.

Për kosovarin thuhet se ndër të tjera ka përhapur propagandë urrejtjeje në internet, shkruan dpa.de.

Kryeministri Hendrik Wüst e përshëndeti masën. Sipas ministrit të Brendshëm të Nordrhein-Westfal-isë Herbert Reul (të dy CDU), ai është një salafist i njohur.