Kuriozitete
Hyundai tërheq nga tregu disa automjete
Veturat kishin probleme me rripa sigurie

Prodhuesja jugkoreane e makinave, Hyundai, është duke kërkuar kthimin e 239,000 makinave për të rregulluar një problem me rripat e sigurisë, që kanë potencial për të shpërthyer dhe për të plagosur pasagjerët.
Sipas Administratës amerikane për Siguri të Trafikut dhe Autostrada, dega e Hyundait në SHBA është duke kërkuar modelet Accent, Elantra dhe Elantra HEV, të prodhuara nga viti 2019 deri në këtë pjesë të vitit 2022.
Kompania ka thënë se kërkesa është bërë pasi në rast të përplasjes së makinës në anën e shoferit apo të pasagjerit të parë, rripat e sigurisë mund të shpërthejnë dhe shkaktojnë lëndime.
Tri lëndime janë raportuar si rezultat i përplasjes së këtyre makinave, dy në SHBA dhe një në Singapor, ka raportuar rrjeti amerikan, CBS News.
Të gjithë shoferët që kanë makina, të cilat dyshohet se kanë probleme, do të njoftohen deri më 15 korrik.
Të tjera nga Kuriozitete
E-Diaspora
-
Mimoza Ahmeti magjeps Gjenevën me një mbrëmje poetike Në një mbrëmje të ngarkuar me emocione, poetja e njohur shqiptare Mimoza Ahmeti u mirëprit në...
-
Udhëheqësja e Konsullatës së Kosovës viziton ansamblin “Gëzuar” në Gjenevë
-
Numri i lartë i shkollave shqipe dhe nxënësve në Gjermani
-
Vazhdon mësimi plotësues në gjuhën shqipe në Gjermani
-
Studentët shqiptarë të Universitetit të Muzikës në Vjenë mirëpriten nga Fate Velaj
Jeta në Zvicër
-
A mund të përdoret AI në psikoterapi? Ndërsa mungesa e terapistëve në Zvicër po bëhet gjithnjë e më shqetësuese, inteligjenca artificiale (AI) po...
-
A i japin shtysë tarifat e SHBA traktateve të BE-së?
-
Zvicër: Vaksinat anti-Covid në vlerë milionëshe përfunduan pa u përdorur
-
Valais kampion i raclette, rekord botëror me gati 5,000 pjesëmarrës
-
Nivel i ulët i ujit në liqenet zvicerane, ja cilat janë arsyet