Kosova

Hyseni: Kosova po avancon drejt përmbushjes së kritereve të NATO-s

Kosova është duke avancuar dhe përmbushur kriteret e NATO-s nga niveli i shpenzimeve që vendet anëtare janë duke dedikuar për sektorin e mbrojtjes.

Kështu ka thënë deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosjes, Driton Hyseni, njëherësh kryesues i delegacionit të Kosovës në asamblenë parlamentare të NATO-s, në një intervistë në RTK, përcjell Albinfo.ch.

Hyseni po ashtu tha se Forca e Sigurisë së Kosovës është po avancon në aspektin teknologjik, qoftë në aspektin e përgatitjes së ushtarëve, certifikimit, sipas standardeve të NATO-s.

Hyseni ka folur edhe për Samitin e NATO-s që do të mbahet në Uashington nga datat 9 deri më 11 korrik.

Ai tha se në këtë samit, me gjasë, në fokus do të jenë zhvillimet globale që lidhen me sigurinë, e sidomos, sipas tij, një vend të veçantë do të zë lufta në Ukrainë.

Sipas tij tema të tjera me peshë e që do të marrin vëmendje në këtë Samit do të jenë niveli i shpenzimeve të anëtarëve të NATO-s dedikojnë për forcat e tyre mbrojtëse.

“Një pjesë e Samitit do t’i kushtohet forcave mbrojtëse të anëtarëve të NATO-s, niveli i shpenzimeve, avancimin teknologjike të forcave të tyre, zhvillimet e reja teknologjike, por edhe për buxhetin e mbrojtjes një pjesë e të cilit do të fokusohet në kërkim dhe zhvillim të teknologjive të raja, qoftë për parandalimin e luftërave por edhe për një nivel sa më të lartë të mbrojtjes të vendeve aleate dhe vetë aleancës së NATO-s”, tha Hyseni.

Ai tha se Ballkani Perëndimor për NATO-n konsiderohet një territor me një rëndësi të veçantë dhe se në çdo samit të NATO-s do të përfshihet doemos çështja e Ballkanit Perëndimor./Albinfo.ch/