Futboll
Hysaj nuk vazhdon me Napolin

Elseid Hysaj me shumë gjasa do të largohet nga Napoli gjatë verës. Mbrojtësi i krahut të djathtë nuk ka gjetur hapësira në formacionin e trajnerit Gennaro Gatuso dhe është i pakënaqur me situatën e tij tek ekipi italian.
Madje, edhe menaxheri i lojtarit, Mario Xhufredi, ka bërë të ditur se Hysaj nuk do të vazhdojë kontratën me napolitanët, që i skadon në fund të sezonit aktual.
Së fundmi, sipas mediave në Itali, interesim për Hysajn ka shprehur Atletico Madridi.
Madrilenët e shohin Hysajn si zëvendësues të Kieran Trippierit, që është suspenduar për disa javë nga futbolli aktiv.
Hysaj tek Atletico Madridi gjatë verës mund të transferohet si futbollist i lirë.
Këtë sezon 26-vjeçari ka luajtur në nëntë ndeshje, në të gjitha garat.
E-Diaspora
-
Mashtruan dhe vodhën identitetin e amerikanëve – kush janë dy kosovarët që u ekstraduan në SHBA Siç ka raportuar albinfo.ch gjatë ditës, dy persona janë ekstraduar nga Kosova në Shtetet e Bashkuara...
-
Panairi i parë, eventi më i madh për gratë ndërmarrëse shqiptaro-zvicerane
-
Dy kosovarë ekstradohen në SHBA për mashtrim të amerikanëve
-
Njoftim për mërgimtarët që do të votojnë jashtë Shqipërisë
-
Eurostat: Gati 100 mijë shqiptarë emigruan në vendet e BE-së vetëm në vitet 2022-2023
Jeta në Zvicër
-
Zvicra synon zbutjen e rregullave për eksportin e armëve Komisioni për Politikën e Sigurisë e Këshillit të Shteteve të Zvicrës (SIK-S) ka propozuar një amendament...
-
Bazeli i mërzitur me Cyrihun për mos sigurimin e policisë për Eurovizion
-
Rritet vlera e aseteve ruse të ngrira në Zvicër
-
Nis mbledhja e nënshkrimeve për lejen prindërore prej 18 javësh
-
Zvicër: Nuk ka ende numër telefoni për abuzim në familje