Kosova
Hyrja e shtetasve shqiptarë dhe të huaj në territorin e Shqipërisë shënon rritje
Mësohet se hyrja e shtetasve shqiptarë dhe të huaj në territorin shqiptar ka pësuar rritje me 2.6 herë më shumë në gushtin e vitit 2021, duke e krahasuar me atë të një viti më parë.
Këto janë përfundime të nxjerra nga publikimi i Institutit të Statistikave (INSTAT).
Gjatë muajit gusht në Shqipëri kanë hyrë 1 milion e 537 mijë e 191 shtetas, ndërsa në gusht të 2020-ës kjo shifër ka qenë 575 mijë e 559 persona. Pra këtë vit rritja është me 2.7 herë.
Peshën me të madhe në këtë shifër e ka zënë shteti i Kosovës, ndërsa më të ultën Spanja.
Për sa u përket daljeve të shtetasve të huaj, shifra këtë vit arrit në 1 milion e 476 mijë e 830 persona, ndërsa një vit më parë kishte dyfish më pak.
Ndërsa për sa u përket shtetasve vendas, më 2021 lëvizja e tyre ka qenë dyfish më e lartë për sa u përket daljeve dhe trefish më lartë në shifrat e hyrjeve.
Treguesi i lëvizjes së shtetasve është matur dhe në një periudhë më të zgjatur, bazuar në shifra të tetë mujorit të vitit 2020 dhe 2021.
Numri i shtetasve të huaj të hyrë në Shqipëri gjatë tetë mujorit të 2021, ishte 4 milionë e 384 mijë e 72, duke u rritur me 2.5 herë, në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2020.
Gjatë kësaj periudhe, Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë kryesuese duke pasur rritjen më të lartë pasuar nga Polonia. Ndërsa, lidhur me shtetin që ka pësuar uljen më të ndjeshme , krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2020 është Greqia.
Arsyet e lëvizjeve janë të ndryshme, ku pushimet zënë peshën kryesore në numra, pasuar nga udhëtarët transitë.
Lidhur me mënyrën e hyrjes në territor ose daljen, transporti nga toka është më i larti.
E-Diaspora
-
Kosova, gati për turneun “Yellow Cup” në Winterthur të Zvicrës Më 4 janar prej orës 19:00 është ndeshja Zvicër – Kosovë...
-
Pritjet nëpër pika kufitare, 2 orë për të dalë në Merdarë e Muçibabë
-
FC Kosova Zürich: Stabiliteti, sukseset dhe ambiciet për të ardhmen
-
Rita Ora në New York për ndërrimin e moteve
-
Bekim Zogaj, kur “pensionimi” vjen në kulmin e karrierës
Jeta në Zvicër
-
Siguruesi zviceran Helvetia thotë se 500 vende pune janë prekur nga ulja e kostove Rreth 500 vende pune, duke përfshirë 200 deri në 250 në Zvicër, janë prekur nga masat...
-
Zvicër: 5% më pak shitje të veturave të reja
-
Ka gjithnjë e më pak vende parkimi publike në qytetet zvicerane
-
Fermerët zviceranë të shqetësuar për të ardhurat dhe barrën administrative
-
Subvencionet publike për transportin publik po rriten në të gjithë Zvicrën