Shqipëria
Hyn në fuqi marrëveshja mes Shqipërisë dhe Zvicrës, për përmirësimin e financave publike
Projekti ka si qëllim të përmirësojë planifikimin strategjik dhe menaxhimin e përgjithshëm të buxheteve në 61 bashki shqiptare, duke fuqizuar sistemet dhe proceset e menaxhimit financiar dhe duke rritur të ardhurat vendore të bashkive
Ka hyrë në fuqi marrëveshja e nënshkruar mes qeverisë shqiptare dhe asaj zvicerane, që synon forcimin e menaxhimit të financave publike në nivel vendor në Shqipëri.
Marrëveshja e zbardhur në Fletoren Zyrtare sot, mbështet fazën e dytë të projektit për “Ofrimin e asistencës teknike për forcimin e menaxhimit të financave publike në nivel vendor në Shqipëri” dhe parashikon një fond prej 4.5 milionë euro për periudhën 2024-2028, në funksion të vazhdimit të zbatimit të projektit në fjalë, shkruajnë mediat shqiptare, përcjell albinfo.ch.
Marrëveshja është firmosur midis Ministrisë së Financave të Shqipërisë, përfaqësuar nga ministri Petrit Malaj dhe Sekretariatit Shtetëror për Çështjet Ekonomike të Zvicrës, përfaqësuar nga ambasadorja e Zvicrës në Tiranë, Ruth Huber. Projekti ka si qëllim të përmirësojë planifikimin strategjik dhe menaxhimin e përgjithshëm të buxheteve në 61 bashki shqiptare, duke fuqizuar sistemet dhe proceset e menaxhimit financiar dhe duke rritur të ardhurat vendore të bashkive.
Në fazën e dytë, Zvicra do të kontribuojë me një shumë prej 4.49 milionë frangash zvicerane, duke ofruar asistencë teknike për përmirësimin e sistemeve të kontrollit të brendshëm, auditimit të brendshëm, dhe raportimit financiar në nivel lokal. Marrëveshja do të zgjasë deri në vitin 2029 dhe pritet të sjellë rezultate të rëndësishme në përmirësimin e ofrimit të shërbimeve publike në bashkitë e vendit.
Zbatimi i kësaj, garanton rritjen e efikasitetit në mbledhjen e të ardhurave nga taksat dhe tarifat vendore, reformimit të buxhetit vendor, duke e bërë më eficient dhe transparent, si dhe kontrollit më të mirë të auditimit dhe raportimit financiar.
Faza e parë e zbatimit të projektit ka mbështetur bashkitë në disa aspekte, ndërsa faza e dytë ka si objektiva kryesorë përmirësimin e planifikimit strategjik dhe menaxhimit të përgjithshëm, fuqizimin e sistemeve të menaxhimit të të ardhurave vendore, me qëllim rritjen e tyre dhe kontributi për rritjen e të ardhurave të veta në bashki, ngritjen e sistemeve të efektshme për auditimin dhe raportimin financiar.
Projekti për financat vendore mbështet 61 bashkitë në rritjen e kapaciteteve për menaxhimin e financave, të cilat njihen me instrumente dhe metoda më efikase në këtë drejtim.
E-Diaspora
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri? Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Shqipëri, Ilirjan Celibashi, tha se janë krijuar kushtet e...
-
Kurti mban fjalim në forumin ekonomik Zvicër-Kosovë, flet për “partneritet të fuqishëm”
-
Arbër Bullakaj, në krye të nismës për lehtësimin e natyralizimit të të huajve
-
Ariana Qizmolli, me pjesën “Kërce pak”, në festivalin e vallëzimit, në Winterthur
-
Një deputete në Kuvendin e Shqipërisë, me doktoratë austriake
Jeta në Zvicër
-
Bora paralizon qarkullimin në shumë vende në Zvicër Reshjet e para të borës në ultësira po shkaktojnë disa ndërprerje në qarkullim. Në Cyrih, Bernë...
-
Bazeli do të votojë mbi koston e organizimit ‘blasfemik’ të Eurovizionit 2025
-
Zvicra mbetet kampione evropiane në hekurudha
-
Arbër Bullakaj, në krye të nismës për lehtësimin e natyralizimit të të huajve
-
Gjykata Federale: Personat mbipeshë tani mund të marrin pension IV