Kosova
Hyn në fuqi marrëveshja e tregtisë së lirë mes Kosovës e Turqisë
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, nënshkroi një dekret që ratifikon marrëveshjen, me kërkesë të ministrit të Jashtëm, Behxhet Pacolli, në prill të këtij viti.
Marrëveshja e tregtisë së lirë parashikon heqjen e tarifave doganore për një numër të madh të produkteve, kryesisht industriale, të cilat do të kenë një çmim më të ulët për konsumatorët.
Qëllimet e marrëveshjes, siç thuhet në të, janë rritja dhe përmirësimi i bashkëpunimit ekonomik mes Kosovës dhe Turqisë, përmirësimi dhe zgjerimi i tregtisë dypalëshe, heqja e pengesave dhe kufizimeve në tregtinë e mallrave dhe shërbimeve, si dhe krijimi i kushteve të barabarta për konkurrencë, shkruan rel, përcjell albinfo.ch.
Marrëveshja u nënshkrua në vitin 2013 nga ish-ministrja e Tregtisë dhe Industrisë e Kosovës, Mimoza Kusari Lila dhe ish-ministri turk i Ekonomisë, Zafer Gjaglajan.
Turqia është një nga importuesit kryesorë në Kosovë.
E-Diaspora
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih! Kryesia e Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë në Zvicër me datën 19 janar në Cyrih dhe me...
-
Panikë në aeroplanin që udhëtonte nga Prishtina në Halmstad, turbulencat e mëdha shkaktuan probleme në frymëmarrje
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
-
Ja si mund të votoni nga jashtë!
Jeta në Zvicër
-
Renditja: Qytetet më të mira dhe më të këqija zvicerane për bllokimin e trafikut Kur bëhet fjalë për bllokimin e trafikut, Indeksi i ri i Trafikut Tomtom tregon se ka...
-
Kombësia ka ndikim në pagat në Zvicër
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih!
-
Vdes në burg shtetasi zviceran i arrestuar në Iran dhe i akuzuar për spiunazh
-
Informacionet kryesore në lidhje me ndalimin e ri të Rottweiler në kantonin e Cyrihut