Shqipëria
Hyn në fuqi marëveshja për sigurimet sociale Gjermani – Shqipëri
Marrëveshja qe nënshkruar më 27 shtator nga Bundestagu Gjerman ndërsa 7 muaj para kësaj, nënshkrimin e kishin bërë qeveritë të e të dy vendeve
Më 1 dhjetor 2017 hyn në fuqi Marrëveshja mbi Sigurinë Sociale në mes të Gjermanisë dhe Shqipërisë. Përmes kësaj marrëveshjeje dy shtetet do të koordinojnë mbrojtjen sociale në kuadrin e sisteme përkatëse të sigurimit të pensioneve, për rastin kur të siguruarit qëndrojnë në shtetin e njëri tjetrit.
Marrëveshja qe nënshkruar më 27 shtator nga Bundestagu Gjerman ndërsa 7 muaj para kësaj, nënshkrimin e kishin bërë qeveritë të e të dy vendeve.
Me këtë marrëveshje sigurohet në radhë të parë që punëmarrësit e të dy vendeve pas arritjes së kushteve për pensionim, të mund të marrin pensionin në vendin e tyre nga vendi ku kanë punuar, njofton shërbimi për informim i Bundestagut.
Parimisht për punëmarrësit dhe punëdhënësit në të dyja vendet janë të vlefshme rregullat që trajtojnë këtë fushë në vendet përkatëse, shkruan albinfo.ch. Mirëpo me këtë marrëveshje sigurohet që punëmarrësit ose të dërguarit që përkohësisht ndodhen ne vendin tjetër mund të qëndrojnë brenda sigurimit social të vendit të tyre, atëherë periudha e ashtuquajtur e dërgimit mund të zgjasë deri në dy vjet.
Marrëveshja mundëson që periudhat e punës së siguruar të punëtorëve shqiptarë dhe atyre gjermanë në vendin e tyre dhe në vendin tjetër përkatës, të llogariten së bashku, ashtu që pas kohës së mjaftueshme të lind edhe e drejta për të kërkuar pensionin.
Nga afërsisht tre milionë shtetas të Shqipërisë janë rreth 45.000 veta që deri tash kanë të paguara kontributet në sigurimin pensional të Gjermanisë, njofton albinfo.ch. Por, me rritjen e mobilitetit të fuqisë punëtore, është për t`u pritur një rritje e këtij numri në të ardhmen.
E-Diaspora
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin U ankua kundër dënimit me 43 muaj burg por iu shqiptua edhe masa e dëbimit për...
-
Avni Gallapeni, një krijues me vizion që lidh artin me industrinë
-
Zamfina Rexhaj vjen me një libër dygjuhësor me poezi
-
Kosova, gati për turneun “Yellow Cup” në Winterthur të Zvicrës
-
Pritjet nëpër pika kufitare, 2 orë për të dalë në Merdarë e Muçibabë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Bëhet apel për kujdes nga faqet jozyrtare për ngjitësin e autostradës 2025 Vinjeta e autostradës ekziston në formë elektronike që nga gushti 2023. Në janar, faqet e internetit...
-
Një jetë pa media sociale: së shpejti një realitet për të rinjtë?
-
Shoqata e Fermerëve është alarmuar, si “janë” fermerët zviceranë?
-
Shiu i rrezikshëm ngrirës drejt Zvicrës
-
2602 franga për 14 metra katrorë, mega-çmimi për mini-apartament në Cyrih