Kosova

Hyn në fuqi ligji për sponsorizimin e kulturës e sportit

Sot ka hyrë në fuqi ligji që do të lejojë sponsorizimin e sportit e kulturës.

Kështu ka njoftuar sot Kryeparlamentari Kadri Veseli.

“Sot hyri në fuqi Ligji për sponsorizime në fushën e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, i cili do të rrisë dukshëm fondet për këta sektorë, duke nxitur zhvillimin e tyre më të madh. Në rrjedhën e viteve, Partia Demokratike e Kosovës ka shtuar ndjeshëm buxhetin, investimet, shpërblimet dhe pagat për artistët dhe sportistët, porse me këtë nismë i hap rrugë edhe vërshimit të fondeve private. Unë ftoj të gjithë ndërmarrësit që të investojnë në pasurimin e jetës kulturore e sportive në vend dhe gjallërimin e rinisë, sepse tanimë do të gëzojnë zbritje nga tatimi për sponsorizimet e dhëna”, ka shkruar Veseli në Facebook.