Kosova
Hyn në fuqi ligji, shqiptarët e Luginës fitojnë të drejta pronësore në Kosovë
Kryetarja e Preshevës, Ardita Sinani, ka njoftuar se sot kanë hyrë në fuqi ndryshimet në Ligjin për të drejtat pronësore të shtetasve të huaj, sipas të cilit shqiptarët e Luginës fitojnë të drejta pronësore në Kosovë.
Sinani në një postim në Facebook falënderoi kryeministrin Albin Kurti, ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu dhe Kuvendin e Kosovës që mundësuan miratimin dhe zbatimin e këtij ndryshimi.
“Bashkëkombësit tanë tani kanë të drejtë të jenë titullarë të të drejtave pronësore në territorin e Kosovës, sipas kushteve të përcaktuara nga ligji. Ky vendim është një hap shumë i rëndësishëm për lehtësimin dhe mbështetjen e qytetarëve tanë. Ky akt tregon përkushtimin e Kosovës për të mbështetur të drejtat e bashkëkombësve tanë”.
“Ky vendim jo vetëm që lehtëson jetën e shumë qytetarëve, por edhe forcon lidhjet tona kombëtare dhe shpreh solidaritetin midis shqiptarëve kudo që janë”, ka shkruar ajo.
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Inflacioni: Kush i përcakton çmimet? Çmimet vazhdojnë të rriten, por më pak se në vitet e mëparshme. Këtë e tregojnë shifrat...
-
Më shumë zyra bosh në Zvicër
-
Ushtria zvicerane shkurton shpërndarjen e uniformave për të kursyer miliona
-
2025 sjellë ndryshime lidhur me pensionet, çka duhet të dini?
-
Mashtruesit vodhën miliona subvencione për transportin publik