Kosova
Hyn në fuqi ligji i ri gjerman, prek edhe kompanitë në Kosovë
Parashikohen gjoba deri në 8 milionë euro
Nga 1 janari i këtij viti në Gjermani ka hyrë në fuqi Ligji i ri për Konsideratë të plotë në Zinxhirët e Furnizimit që prek edhe kompanitë nga Kosova, që punojnë me kompanitë gjermane, njofton Oda Ekonomike Gjermano-Kosovare
Ky ligj synon që të krijojë një ambient që mbron të drejtat e njeriut dhe standardet mjedisore në ekonominë globale, jo vetëm për kompanitë gjermane, por edhe për të gjitha kompanitë që përfshihen në zinxhirin e furnizimit, që nuk janë të pakta në Kosovë.
Me këtë ligj mbrohen standardet themelore ndërkombëtare të të drejtave të njeriut dhe ndëshkohen shkeljet e të drejtave të njeriut, në vijim: Puna e fëmijëve, Puna e detyruar dhe diskriminimi, Mbrojtja në vendin e punës, Liria e asociimit dhe e shoqërimit dhe Paga e arsyeshme, përcjell albinfo.ch.
Nëse rreziqet mjedisore çojnë në shkelje të të drejtave të njeriut (p.sh. përmes ujit të ndotur), përfshihen gjithashtu ndotja e ajrit dhe ujit, si dhe përdorimi i kimikateve dhe pesticideve ose shpyllëzimi i paligjshëm, kompanitë do të sanksionohen me një nga këto masa: Gjoba deri në tetë milionë euro ose deri në dy për qind të shitjeve vjetore ose Përjashtim nga prokurimi publik për shkelje të rënda deri në tre vjet.
Njoftimi i Odës:
Për t’iu qartësuar më shumë, po ju tregojmë sipas shembujve:
Nëse një kompani Call Center në Kosovë që punon për një kompani tjetër në Gjermani, ka 50 punëtorë dhe nuk i lejon punëtorët të themelojnë sindikatën e tyre. Pas kësaj, një nga punëtorët mund të kontaktojë autoritetet gjermane dhe ata do të fillojnë menjëherë procedurat ndaj kompanisë të cilës i shërbejnë në Gjermani.
E njëjta ndodhë edhe nëse një kompani që prodhon kemikate ose ngjyra dhe i shet ato tek një kompani në Gjermani. Por, gjatë prodhimit kjo kompani ndotë ujin pasi nuk i menaxhon ujërat e zeza si duhet, atëherë banorët rreth fabrikës apo organizatat jo-qeveritare mund ta lajmërojnë këtë rast tek autoritetet gjermane dhe më pas fillojnë procedurat në bazë të këtij ligji.
Ajo që mund të pritet për kompanitë në Kosovë, është se mund t’i vijnë kërkesa për auditim dhe kontrata të reja që parashohin rregullat që përcakton ky ligj. Gjithashtu, duhet të jetë e qartë që edhe pse Kosova nuk është në BE, kompanitë gjermane janë. Dhe për të mbrojtur vetën në rast të hapjes së ndonjë procedure gjyqësore, ato do të kërkojnë përgjegjësi nga kompanitë e Kosovës.
Ligji i ri për Konsideratë të plotë në Zinxhirët e Furnizimit në vitin e parë (2023) duhet të zbatohet nga kompanitë që kanë seli në Gjermani, përfshirë ato të huajat, dhe kanë më shumë se 3,000 punëtorë. Kurse, nga viti 2024, ligji do të zbatohet nga kompanitë me më shumë se 1,000 punëtorë/albinfo.ch.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Florian Haçkaj: Një jetë përtej kufijve dhe një mision për Shqipërinë Suksesi më i madh i Lëvizjes që drejton Florian Haçkaj ishte fitorja në Gjykatën Kushtetuese të...
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit
-
43 orë në bllokim trafiku për të arritur në Kosovë nga Zvicra
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
Jeta në Zvicër
-
84 franga në ditë, ku shkojnë paratë që paguani për biletën e skive? Mes Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri, zviceranët shkojnë në pistat e skive. Por ku shkojnë paratë...
-
Reshjet e fundit të borës nxisin fluksin turistik, por bëjnë presion mbi industrinë e hoteleve dhe restoranteve
-
Radha e trafikut arrin 10 km në tunelin Gotthard në udhëtimet pas Krishtlindjeve
-
Tarifa e urgjencës prej 50 frangash vazhdon të shkaktojë polemika
-
Posta në Zvicër: Rekord i dërgimit të pakove për Krishtlindje