Kosova

Hyjnë në fuqi masat e reja anti-Covid në Kosovë

Kujtojmë se Qeveria e Kosovës, në mbledhjen e mbajtur të premten, mori vendim për masat e reja lehtësuese antiCOVID-19, të cilat do të hyjnë në fuqi sot, më 27 shtator.

Si rezultat i këtyre masave sot janë hapur shkollat dhe çerdhet, e po ashtu nga sot do të lejohet sektori i gastronomisë që të punojë edhe në ambientet e mbyllura, duke shfrytëzuar 50 % të kapaciteteve, por me kusht që klientët të posedojnë dëshmi se janë të vaksinuar, test negativ apo serologjik.

Masat e përgjithshme dhe të veçanta për kontrollin, parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19:

  1. [Zbatimi territorial]
  2. Ky vendim zbatohet në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës.
  3. [Hyrjet dhe daljet e qytetarëve në dhe nga Republika e Kosovës]
  4. Çdo person, i cili hyn në Republikën e Kosovës, duhet të posedojë një nga dëshmitë e mëposhtme:

2.1 Certifikatën e vaksinimit për vaksinimin e plotë ose marrjen e një doze të vaksinës kundër COVID-19;

Për më shumë detaje lidhur me masat; Klikoni https://msh.rks-gov.net/sq/miratohen-masat-e-reja-kunder-covid-19-2/?fbclid=IwAR0Py4aucaU7Gprl7Kf9WiD5HAW7pr_4EXxODHOCPSu3rzTfUn4fRGjV6_A