Bota
Hungaria vendos për internimin e refugjatëve
Projektligji parasheh që refugjatët të mbahen në një “zonë transiti” në afërsi të kufijve, gjithë kohën derisa të përmbyllet procedura e tyre e azilit
Parlamenti i Hungarisë ka votuar sot në favor të internimit të refugjatëve. Votimi i projektligjit përkatës është bërë i mundur me votat e pozitës konservative të djathtë dhe partisë së ekstremit të djathtë Jobbik, që është në opozitë. Gjithsej për projektligjin kanë votuar 138 deputetë, vetëm 6 kanë qenë kundër dhe 22 të përmbajtur, shkruan srf.ch.
Projektligji parasheh që refugjatët të mbahen në një “zonë transiti” në afërsi të kufijve, gjithë kohën derisa të përmbyllet procedura e tyre e azilit.
Vendimi vlen sikur për refutgjatët e ardhur rishtas ashtu edhe për azilkërkuesit që tashmë ndodhen në Hungari, transmeton albinfo.ch. Në vitin 2013, nën presionin e BE-së, Hungaria pati hequr dorë nga një formë e ngjashme internimi të refugjatëve.
Gjatë vitit 2016 në Hungari kanë kërkar azil 29.432 persona. 425 prej tyre e kanë fituar të drejtën e azilit. Ndërsa nga fillimi i këtij viti në këtë vend janë regjistruar gjithsej 345 refugjatë të rinj.
Siç dihet, në vitin 2015 Hungaria për të ndalur fluksin e refugjatëve që vinin përmes Ballkanit kishte ngritur tela me gjemba përgjatë gjithë kufirit të saj jugor.
E-Diaspora
-
Akuzohen 6 shqiptarë për pastrimin e 7 milionë frangave përmes agjencisë turistike Gjatë njëmbëdhjetë muajve, pronari i biznesit dhe djemtë e tij thuhet se kanë ndihmuar në pastrimin...
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih!
-
Panikë në aeroplanin që udhëtonte nga Prishtina në Halmstad, turbulencat e mëdha shkaktuan probleme në frymëmarrje
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
Jeta në Zvicër
-
Moti në Zvicër: Bëhet apel për kujdes në rrugë, akulli kërcënon në këto rajone Dimri po mban në pritje ultësirat: në vend të borës, pjesë të vendit kërcënohen nga akulli...
-
Gjërat që nuk u takojnë të huajve në Zvicër
-
Rritet papunësia në Zvicër
-
Akuzohen 6 shqiptarë për pastrimin e 7 milionë frangave përmes agjencisë turistike
-
Zvicër: Parashikimi i motit në fundjavë: ‘Brrrrr’