Lajme
Hungaria shkel rregullat me ligjin kundër migrantëve
Gjykata Evropiane e Drejtësisë, ka thënë se Hungaria ka shkelur rregullat e Bashkimit Evropian kur e ka bërë vepër penale ndihmën e individëve apo organizatave, për migrantët apo refugjatët që aplikojnë për azil.
Ky vendim i Gjykatës është i fundit kundër masave të Qeverisë së krahut të djathtë të kryeministrit, Viktor Orban, të cilat, sipas autoriteteve qeveritare, mbrojnë bllokun evropian kundër imigrimit ilegal.
Qeveria e Hungarisë ka prezantuar më 2018 projektligjin që e bën vepër penale ndihmën për azil.
Më 2015, autoritetet hungareze kanë ndërtuar ndalesë kufitare me Serbinë dhe Kroacinë dhe po atë vit rreth një milion persona janë nisur drejt BE-së, kryesisht pas ikjes nga konflikti në Siri.
Orban, i cili ka shënjestruar punën e filantropit amerikano-hungarez, George Soros, ka akuzuar Sorosin për inkurajim të migrantëve.Gjykata Evropiane e Drejtësisë ka thënë se projektligji i vitit 2018, i njohur si ligji “Stop Sorosit”, ka shkelur “ligjet e BE-së”.
E-Diaspora
-
Nga llamba e vajgurit tek energjia që ndriçon Zvicrën, rruga frymëzuese e Xhevdet Gashit dhe ALBASOLAR Nga rrënjët modeste tek frymëzimi për energjinë diellore...
-
“K’cimi i Tropojës”, piktori Gazmend Freitag dhe magjia e trashëgimisë kulturore shqiptare
-
Gjykata Federale ndalon dëbimin e kosovarit: Djali i tij është invalid i rëndë
-
A e keni ditur që hiti për Krishtlindje është xhiruar para 40 vitesh në Zvicër?
-
Borë në kantonet Schwyz dhe Bernë të Zvicrës
Jeta në Zvicër
-
Sa e rëndësishme është marrëveshja e BE-së për ekonominë tonë të eksportit? Certifikimi kërkohet për shitjen e shumë mallrave zvicerane në BE. Pa një marrëveshje të re, ekziston...
-
Gripi sezonal, në rritje në Zvicër
-
Rrezik i lartë nga orteku, linja hekurudhore Oberalp ende e ndërprerë
-
Nga llamba e vajgurit tek energjia që ndriçon Zvicrën, rruga frymëzuese e Xhevdet Gashit dhe ALBASOLAR
-
Synohet ulja e shpejtësisë në autostradat zvicerane